A ofrojnë vitaminat të njëjtat përfitime shëndetësore si ushqimet?

0 0

Sipas një studimi të ri, vitaminat dhe suplementet nuk mund të bëjnë aq mirë sa na tregojnë kompanitë farmaceutike.

Hulumtimi, i publikuar më 9 prill zbuloi se marrja e disa lëndëve ushqyese zvogëlonte rrezikun e vdekjes por përfitimi ishte  i pranishëm vetëm nëse këta ushqyes ishin konsumuar nga burimet ushqimore. Kur këta ushqyes janë marrë në formën e suplementeve, atëherë rreziku i vdekjes nuk është zhdukur.

Studimi përdori një mostër të përbërë nga të dhëna tek më shumë se 27,000 të rritur në moshën 20 vjeçare dhe më të vjetër për të vlerësuar lidhjen midis përdorimit të suplementeve dietike dhe vdekjes nga të gjitha shkaqet, si dhe vdekjet në mënyrë specifike nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

Individët pjesëmarrës në studim u pyetën nëse kishin përdorur ndonjë vitaminë, minerale ose suplemente të tjera ushqimore gjatë 30 ditëve të kaluara. Pjesëmarrësit gjithashtu raportuan se sa vitamina morën dhe sa shpesh.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve kishin përdorur suplemente në 30 ditët e fundit. Krahasuar me njerëzit që nuk kishin marrë këto suplemente, përdoruesit e vitaminave ishin: më të vjetër në moshë, më shumë gjasa të ishin femra, më pak gjasa të ishin duhanpirës apo përdorues të alkoolit, dhe më shumë gjasa për të pasur një gjendje komorbide në fillim të studimit (këto kushte përfshijnë kancerin , sëmundje të zemrës, kolesterol të lartë, hipertension dhe diabet).

Individët e analizuar për këtë studim u ndoqën për një mesatare prej 6.1 vitesh.

Për lidhjen mes marrjes së lëndëve ushqyese dhe rrezikut të vdekjes, studiuesit zbuluan:

  • Marrja e vazhdueshme e vitaminës K dhe magnezit u shoqëruan me një rrezik më të ulët të vdekjes.
  • Marrja adekuate e vitaminës A, vitaminës K dhe zinkut u shoqëruan me një rrezik më të ulët të vdekjes nga një ngjarje kardiovaskulare.
  • Marrja e tepërt e kalciumit u shoqërua me rrezikun më të lartë të vdekjes nga kanceri.

Ndërsa kur u vlerësuan burimet e marrjes së lëndëve ushqyese (përmes dietës ose nëpërmjet suplementeve), studiuesit zbuluan:

  • Ulja e rrezikut të vdekjes që shoqërohet me marrjen e duhur të vitaminës K dhe magnezit vinte vetëm kur ato ushqyes vinin nga ushqimet dhe jo nga suplementet.
  • Ulja e rrezikut të vdekjes nga problemet kardiovaskulare të shoqëruara me marrjen adekuate të vitaminës A, vitaminës K dhe zinkut vinin vetëm nga ushqyesit dhe jo nga suplementet.

Gjetjet nga ky hulumtim thonë se mund të ketë përfitime për marrjen e vitaminave dhe ushqyesve që trupi juaj ka nevojë nga një dietë e shëndetshme – dhe se këto përfitime mund të zhduken nëse i merrni ato ushqyes nga suplementet.

Një gjë që është e qartë (nga këto rezultate) është se përdorimi i suplementeve dietik nuk është zëvendësim për një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Lexo edhe: A mund te marr megavitamina kur tentoj per shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X