A mund të marr megavitamina kur tentoj për shtatzani?

0 0

 

Megavitaminat përmbajnë nivele shumë të larta të ushqyesve të caktuar, shpesh shumë herë më shumë sesa sasia e përditshme e rekomanduar. Sasi të tilla, të mëdha mund të jenë të dëmshme për ju dhe, sapo të ngelni shtatzanë, tek fëmija juaj në zhvillim.Kjo do të thotë që ju nuk duhet të merrni megavitamina gjatë përpjekjes për shtatzani.

Në veçanti, shumë vitaminë A në formën e retinolit mund të rrisë rrezikun e defekteve të lindjes tek fëmija juaj. Retinoli gjendet gjithashtu në doza të larta në produktet e mëlçisë, kështu që, është gjithashtu një ide e mirë për t’a shmangur ndërsa përpiqeni të ngelni shtatzanë. Megjithatë, lloji i vitaminës A që gjendet në fruta dhe perime është krejtësisht i sigurt.

Ushqyes të tjerë gjithashtu mund të jenë të dëmshëm në sasi të mëdha, duke përfshirë vitaminat C dhe E. Pra, është më mirë të shmangni sasinë e tëpert të tyre.

Nëse dëshironi të merrni një shtojcë, zgjidhni një multivitaminë që është projektuar posaçërisht për gratë që janë duke u përpjekur ose që janë shtatzënë. Kjo nuk duhet të ofrojë më shumë se nevoja e secilës vitaminë dhe nuk do të përmbajë formën e retinolit të vitaminës A. Nëse nuk jeni të sigurt, kërkoni këshillë nga farmacisti juaj.

Acidi folik mbron fëmijën tuaj të palindur nga zhvillimi i një defekti potencial serioz të tubit nervor (NTD), siç është spina bifida. Merrni acidin folik ndërsa jeni duke u përpjekur të ngelni shtatzanë dhe gjatë 12 javëve të para.

Nëse jeni duke marrë një shtojcë multivitamina mund të përmbajë tashmë acidin folik, prandaj kontrolloni etiketën dhe flisni me farmacistin tuaj për të siguruar që nuk po kaloni sasinë e duhur.

Ju gjithashtu duhet të merrni 10 mcg vitaminë D çdo ditë.

Lexo edhe: Per nje shtatzani plot vitamina per te gjitha nenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X