“A ndihesh në faj që e lë vajzën me dadon kur shkon në punë”, përgjigja e nënës

0 0

Momenti kur sjell në jetë një fëmijë është padyshim një moment që ndryshon gjithë jetën e një gruaje. Por, me gjithë ndryshimet që një fëmijë sjell, kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, thjesht sepse tashmë jeni bërë prindër.

Për këtë ka folur blogerja e njohur Emily Skye, e cila është nëna e një vajze 14 mujashe, e njëkohësisht ka edhe biznesin e saj të fitnesit. Si një grua e suksesshme në karrierë, ajo shpesh duhet të udhëtojë larg vajzës dhe kur dikush e ka pyetur nëse ndihet në faj, i është përgjigjur me një postim në Instagram, duke dhënë një mesazh për të gjitha nënat.

Postimi i plotë

“Asgjë nuk më emocionon më shumë sesa të kthehem në shtëpi e të takoj vajzën pas një dite të gjatë takimesh pune. Dikush dje më pyeti nëse ndihem në faj si nënë që i përkushtohem edhe punës, jo vetëm fëmijës dhe e lë atë me të atin ose me dadon.

Unë jam shumë mirënjohëse që e kam mundësinë të kaloj shumë kohë me vajzën time Mia, por nuk mund ta marr gjithmonë me vete kur shkoj në punë. Gjithashtu dua shumë të jem në gjendje të vazhdoj të rris biznesin tim dhe të arrij ëndrrat e mia. Unë e dashuroj absolutisht të qenit nënë dhe dua të bëj fëmijë të tjerë, por nuk mendoj se duhet të heqësh dorë nga ëndrrat thjesht sepse je prind. Sigurisht të kesh fëmijë është patjetër shumë e vështirë, sidomos nëse keni më shumë se një apo nëse jeni prindër beqarë. Dhe unë kam shumë respekt për të gjithë prindërit.

Thjesht besoj se nëse ka diçka që JU e doni dhe jeni përpjekur për ta arritur, mos hiqni dorë sepse jeni bërë prindër, ose sepse jeni më të mëdhenj në moshë apo për çfarëdo arsye tjetër.

T’i japësh prioritet vetes dhe ëndrrave të tua nuk është diçka e keqe, as egoiste. Shumë njerëz mendojnë se është, por e kanë gabim. Si mund të jetë e gabuar ndjekja e një ëndrre, realizmi i asaj që do, si mundet një gjë e jotja që të bën të lumtur të jetë e keqe për të tjerët?

Gjej një mënyrë për të arritur atë që do dhe realizoje! Ti e meriton”.

Lexo edhe: Ndahet per here te pare nga e bija: Si jetova 33 vjet pa ty






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X