Ndahet për herë të parë nga e bija: Si jetova 33 vjet pa ty

0 0

Ndarja nga fëmijët, sidomos hera e parë është shumë e vështirë për nënat e reja. Kështu ka qenë edhe për Emily Skye një ikonë të fitnesit, e cila përmes rrjeteve të saj sociale ka ndikim në të gjithë botën për jetesën e shëndetshme.

Ajo ka një vajzë 1 vjeçe, të cilën gjithmonë e ka marrë me vete nëpër udhëtime të gjata pune. Por disa ditë më parë, përmes një postimi në Instagram ajo tha se kishte vendosur të mos e merrte më vajzën me vete sepse i prishte regjimin e ushqyerjes, oraret e gjumit, rruga e gjatë e lodhte etj.

E kështu ka ardhur momenti i udhëtimit të saj të parë pa vajzën. Emily po e përjeton me shumë emocion e vështirësi këtë ndodhi të jetës së saj dhe ka dilema nëse do të bëhet me e lehtë me kalimin e kohës.

“Jam në Sidnei për disa ditë dhe që tani më ka marrrë malli për këtë njeri të vogël. Nuk e di si kam jetuar pa të për afro 33 vite të jetës sime. Ky njeri edhe pse kaq i vogël është njeriu më i mrekullueshëm dhe me më shumë personalitet. Nuk e di nëse do të mësohem ndonjëherë të largohem prej saj dhe a do ta kem më të lehtë me kalimin e kohës. Unë jam 34 vjeçe dhe ime më ende qan kur unë largohem prej saj. Oh, Mia dashuria që kam për ty është e papërshkrueshme”.

Lexo edhe: Te ndahesh nga femija pas lindjes eshte nje traume!

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X