Kur Cindie Allen-Stewart, postoi disa foto dhe një ilaç të thjeshtë në shtëpi për djegien e diellit në profilin e saj në Facebook javën e kaluar, sigurisht nuk priste që ajo të shpërndahej gati 5.000 herë që ditën e parë. Pothuajse një javë më vonë, postimi ka marrë më shumë se 223,000 pëlqime dhe 48,000 komente.
Po çfarë është ky ilaç çudibërës?
Bëhet fjalë për shkumë rroje.
Cindie Allen-Stewart jep edhe udhëzime për përdorimin e saj për shërimin e djegieve të lëkurës. “Së pari, aplikoni krem rroje në zonën e djegur nga dielli. Mos e fshini, le ta thithë lëkura”, shkroi ajo në postimin e saj në Facebook. “Fillimisht do të ndjeni shumë nxehtësi, por pas 30 minutash mund të bëni një dush me ujë të vakët ose të ftohtë. Së fundmi, nëse ju ende keni nevojë, aplikojeni përsëri ditën tjetër. Zakonisht pas trajtimit të dytë, djegiet nga dielli zhduken”.
Fjala e ekspertëve
Dermatologët thonë se deri tani nuk është vërtetuar nga ana mjekësore efekti pozitiv i shkumës së rrojes në djegiet e diellit. Megjithatë, ajo mund të ndihmojë për shkak të përmbajtjes së saj. “Përbërësi numër një në shkumën e rrojes është zakonisht uji, prandaj është shumë hidratuese. Por gjithashtu ka shumë vajra, zakonisht palme ose vaj kokosi, të cilat janë shumë qetësuese dhe të këndshme për të ndihmuar rimbushjen e lëkurës së dëmtuar. Glicerina është gjithashtu një përbërës i zakonshëm në shkumën e rrojes dhe disa prej tyre gjithashtu përmbajnë Aloe vera, një ilaç i njohur për trajtimin e djegieve nga dielli”. Hidratimi përshpejton proçesin e shërimit.
Megjithatë, djegiet nga dielli duhen shmangur me çdo kusht. “Trupi nuk e harron atë që bëjmë me të dhe një akumulim i djegieve nga dielli gjatë një jete mund të nxisë kancerin e lëkurës më vonë,” thotë Dr. Huang.
Një tjetër këshillë e mjekëve për përdorimin e shkumës së rrojes, është që ta testojnë fillimisht atë në një sipërfaqe të vogël për t’u siguruar që nuk janë alergjikë dhe më pas ta aplikojnë në gjithë pjesën e djegur.
Lexo edhe: Ja cfare duhet te beni kur femija digjet nga dielli
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu