Është normale që gjatë shtatzanisë të shqetësoheni në lidhje me përdorimin e medikamenteve të caktuara, sepse ato mund të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës. Duke qënë se edhe shqetësimet që mund të ndieni janë të shumta, një alternativë do të ishte përdorimi i OKI, por cfarë thonë mjekët në lidhje me këtë?
Përdorimi i OKI në jetën e përditshme
Ky medikament bën pjesë në kategorinë e medikamenteve që nuk përmbajnë steroide, dhe shërben si një qetësues kundër dhimbjeve. Ai është prodhuar nga një kompani italiane e quajtur Dompe, dhe ka filluar të zëvendësojë Aulinën. Edhe pse është një medikament që mund të përdoret në jetën e përditshme, duhet të keni parasysh që të mos e tejkaloni dozën, në mënyrë që të mos rrezikoni ndonjë komplikim. Zakonisht përdoret për dhimbjet e kokës, apo dhimbje te tjera.
Kujdes me përdorimin në shtatzani
Përdorimi i OKI gjatë shtatzanisë, mund të shkaktojë vonesë në kohën e lindjes, pa harruar të përmendim edhe efektet negative që ka tek fetusi. OKI kundër dhimbjeve nuk lejohet të përdoret as gjatë gjidhënies. Nëse keni dhimbje fyti gjatë shtatzanisë mund të përdorni disa pije të ngrohta ose të shkoni tek mjeku për kontroll. Edhe nëse keni dhimbje të tjera duhet t’i trajtoni në mënyra të tjera, pa përdorur ketoprofene (OKI), i cili mund të shkaktojë dëmtime në zhvillimin e fetusit apo edhe një rritje të rrezikut për abort spontan, keqformim në zemrën e bebes apo komplikime të tjera, si për shembull problemet në aparatin e frymëmarrjes tek fëmija.
Lexoni edhe: Perdorimi i paracetamolit dhe ibuprofenit ne shtatzani ka efekte negative ne fertilitetin e bebit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu