A mund të masazhoj bebin prematurë?

0 0

 

Po, mund ta masazhoni fëmijën kur ai të jetë mjaftueshëm i fortë. Është një mënyrë e mirë për t’i dhuruar dashuri dhe për t’u ndjerë më pranë tij. Masazhi mund ta ndihmojë fëmijën tuaj që të zhvillohet.

Ka disa prova se masazhi mund të ndihmojë fëmijët prematurë të:

  • fitojnë peshë;
  • shërohet nga verdhëza;
  • luftojë infeksionet;
  • kenë një shkallë më të qëndrueshme të zemrës;
  • dalin më shpejt nga spitali.

Nëse fëmija juaj është shumë i dobët dhe nuk është gati për masazh, mund të filloni me atë që quhet prekje e rehatshme. Butësisht vendosni njërën dorë ose të dyja mbi fëmijën tuaj, duke i mbajtur ato aty. Kjo do të jetë më pak stimuluese për foshnjën tuaj sesa të masazhoni.

Gjetja e kohës së duhur për të masazhuar mund të jetë një sfidë. Fëmija juaj duhet të jetë mjaft mirë për t’u përballur me të dhe duhet ta kontrolloni së bashku me dikë nga stafi mjekësor nëse është gati apo jo.

Para se të filloni masazhin, hiqni orën dhe çdo stoli që mbani në duar. Lani duart dhe parakrahët. Kjo do të zvogëlojë rrezikun që ju të kaloni një infeksion tek fëmija.

Filloni masazhin ngadalë dhe duke bërë seanca të shkurtra.

Nëse fëmija jep ndonjë shenjë si teshtima, kolla, lemza kjo tregon se duhet të ndaloni.

Nëse dëshironi të përdorni vajin, pyesni infermieren nëse lëkura e tij është e gatshme për këtë dhe çfarë lloj përshtatet.

Lexo edhe: Llojet e masazhit qe qetesojne kolikat e bebes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X