Përfitimet e arrave në shtatzëni
Frutat e thata gjatë shtatzanisë, duke përfshirë edhe arrat janë shumë të mira. Para së gjithash, duhet theksuar se arrat janë një burim i shkëlqyer i yndyrave. Quhen “yndyra të mira”, sepse janë të dobishme për trupin. Arrat kanë efekt të ulin kolesterolin dhe të mbrojnë zemrën.
Për më tepër, ato luajnë një rol të rëndësishëm gjatë shtatzënisë për formimin e indeve të trurit dhe sistemin nervor të fetusit. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme të faktorëve antioksidues dhe janë të pasura me minerale. Ka përmbajtje të vitmaminës E dhe ato të grupit B. Gjithashtu janë të pasura me fibra që bëjnë të mundur stimulimin e zorrëve.
Arrat janë fruta që kanë shumë kalori. Për këtë arsye arrat duhet të kosnumohen në mënyrë të kujdesshme dhe të moderuar.
Sipas ekspertëve rekomandohet dy ose tre arra në ditë. Duhet të jetë sa më e kufizuar konsumimi i ëmbëlsirave gjatë kësaj periudhe.
Vlerat ushqyese
Në 100 gramë bajame, ka 602 kcal, 22 gram proteina, 55.3 gram lipide, 4.6 gram karbohidrate. Këto janë të dobishme për shëndetin dhe për kontrollin e triglicerideve dhe kolesterolit në gjak.
Lexo edhe: Pse konsumi i perditshem i arrave te ben mire?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu