Pse konsumi i perditshem i arrave te ben mire?

0 0

A e dinit se arrat kanë të paktën 2 herë më shumë antioksidant se çdo frut tjetër  i thate? Por fatkeqësisht njerëzit nuk i konsumojnë ato çdo ditë për të marrë përfitimet nga ky superfrut.  Sipas një studimi të kryer nga “Universiteti i Pensilvanisë” antioksidantët që gjenden me shumicë te arrat e ndihmojnë organizmin të luftojë radikalet e lirë të cilët dëmtojnë qelizat duke shkaktuar kështu sëmundje të ndryshme.

Arrat gjithashtu janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe proteina, por shkencëtarët thonë se njerezit nuk i konsumojnë ato në sasinë e duhur për të marrë përfitimet nga to. Studime të mëparshme kanë treguar se konsumimi i arrave mund të reduktojë në mënyrë efikase plakjen dhe në të njëjtën kohë ndihmon zemrën dhe lufton disa lloje kanceri. Sipas studimit konsumimi i 7 arrave në ditë është i mjaftueshëm për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Për këtë arsye ato janë në listën e 3 ushqimeve më të mira që mbështesin shëndetin e zemrës.

Arrat gjithashtu janë të pasura me fibra dhe minerale. Ato gjithashtu kanë dhe një përqindje të lartë yndyrne të shëndetshme rreth 55- 65% . Ndaj nuk është surprizues fakti që studimi ka treguar se konsumi i rregullt i tyre mund të reduktojë rrezikun nga diabeti i tipit 2.

Shumë njerëz e shmangin konsumimin e arrave pasi mendojnë se ato ndikojnë në shtimin e peshës për shkak të nivelit të lartë të yndyrnës që ato kanë. Por në fakt yndyrna që gjendet tek arrat është e shëndetshme dhe nuk i bllokon enët e gjakut. Madje ndryshe nga çfarë besojnë njerëzit, konsumimi i arrave mund të bëjë që ju të humbni peshë pasi ato shkaktojnë një ndjesi ngopjeje për një kohë të gjatë.

Lexoni dhe: Perfitimet e konsumit te vezes çdo dite 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X