Fruta të thata në shtatzani? Kur (nuk) duhet t’i përdorni

0 0

A mundet një grua shtatzanë të hajë arra, bajame, lajthi ose kikirikë? Për vite me radhë familja e këtyre frutave të thata ishte e ndaluar të konsumohej gjatë shtatzanisë sepse besohej se konsumi i tyre do  t’i shkaktonte alergji fëmijës. Pra nëse nëna do të hante arra gjatë muajve të shtatzanisë, fëmija kur të lindte do të bëhej alergjik ndaj tyre për shkak të sasisë së lartë të yndyrës.

Megjithatë këto humlumtime janë hedhur poshtë pas një studimi të kryer në vitin 2008, sipas të cilit nuk ka asnjë lidhje mes konsumit të frutave të thata në shtatzani dhe alergjisë së fëmijës.

Rezultatet e ndryshme të studimeve të ndryshme mund të bëjnë konfuze nënat, të cilat sidomos gjatë shtatzanisë ndërgjegjësohen për t’u ushqyer më mirë veçanërisht kur bëhet fjalë për ndalimin e ushqimeve të caktuara.

Por, Agjencia për Standardet e Ushqimit këshillon që nënat ta vendosin tërësisht vetë nëse duan të konsumojnë fruta të thata gjatë shtatzanisë apo jo. Nëse vetë ato nuk janë alergjike, janë të lira ta bëjnë vetë zgjedhjen.

“Gratë shtatzëna nuk duhet të eliminojnë arrat nga dieta e tyre, ashtu dhe kikirikët janë një burim i mirë i proteinave që sigurojnë acidin folik, i cili potencialisht mund të parandalojë dy defekte nervore”- shprehen përfaqësuesit e kësaj agjencie.

Lexo edhe: Pse konsumi i perditshem i arrave te ben mire?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X