A duhet zëvendësuar mishi i kuq me mishin e bardhë? Publikohet studimi

0 0

Për shumë vite, shumë ekspertë të shëndetit kanë menduar se zëvendësimi i mishit të kuq me mish të bardhë ishte zgjidhja e duhur.

Mishi i kuq ka qenë i lidhur me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri. Mishi i bardhë, nga ana tjetër, prej kohësh mendohet se ishte opsioni më i mir.

Por hulumtimet e reja nga Instituti i Kërkimeve në Spitalin e Fëmijëve në Oakland (Kaliforni) tregojnë se mishi i bardhë, si për shembull ai i shpendëve, është po aq i dëmshëm lidhur me nivelet e kolesterolit sa edhe mishi i kuq.

Pra, nëse doni të mbani nivelet e kolesterolit në gjak nën kontroll, është më mirë që të qëndroni larg konsumit të të dy këtyre llojeve të mishit.

Proteinat jo shtazore, si ato në perime, qumësht dhe bishtajore, sipas studimit janë të dobishme për nivelet e kolesterolit.

Megjithatë, sipas studimit, yndyrat e ngopura në përgjithësi duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur pavarësisht nga burimi.

Edhe mishi i bardhë rrit nivelin e kolesterolit

Hulumtuesit morën më shumë se 100 të rritur të shëndetshëm të cilët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë hëngri një dietë të pasur me yndyra të ngopura, ndërsa grupi i dytë ndoqi një dietë të varfër nga yndyrat e ngopura.

Pjesëmarrësit pastaj ndoqën tre dieta të ndryshme – një dietë ku konsumohej mishi i kuq, një dietë ku konsumohej mishi i bardhë, dhe një dietë ku konsumoheshin proteinat jo shtazore. Secila prej tyre u ndoq për një periudhë prej katër javësh.

Hulumtuesit mblodhën mostrat e gjakut nga pjesëmarrësit në fillim dhe në fund të secilës dietë për të matur kolesterolin.

Ekipi hulumtues priste që të zbulonte se mishi i kuq ishte më i dëmshëm se mishi i bardhë. Por për habinë e tyre, mishi i kuq dhe ai i bardhë kishin të njëjtin ndikim në nivelet e kolesterolit.

Kolesteroli ishte më i ulët tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar proteina bimore.

VLDL dhe LDL janë dy lloje të ‘kolesterolit të keq’

VLDL dhe LDL (lipoproteina me densitet shumë të ulët) janë dy lloje të lipoproteineve, ose një kombinim i proteinave dhe yndyrave në gjakun tuaj – që transportojnë kolesterolin dhe trigliceridet në të gjithë trupin.

Kolesteroli është një substancë yndyrore që ndihmon në ndërtimin e qelizave, dhe trigliceridet janë një lloj yndyre që ruan energjinë në qelizat tuaja.

LDL transporton kolesterolin, dhe VLDL përçon trigliceridet.

Trupat tanë kanë nevojë që të dyja këto lipoproteina të funksionojnë, por shumë prej tyre shkaktojnë pllakëza në arteriet tona dhe rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës apo goditjet në tru.

Një dietë me bazë bimore siguron shumë përfitime shëndetësore

Shumica dërrmuese e ekspertëve të shëndetit rekomandojnë një dietë të ekuilibruar të pasur me fruta, perime, bishtajore, drithëra dhe produkte bulmeti me yndyrë të ulët.

Dietat bimore kanë treguar se reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit, sipas Harvard Medical School.

Ky studim thekson edhe njëherë se burimet me bazë bimore duhet të përbëjnë pjesën më të madhe të dietave tona.

Njerëzit duhet të përpiqen të shmangin sa më shumë ushqime të përpunuara dhe të paketuara, të cilat kanë tendencë të jenë të pasura me kripë, sheqer dhe yndyra të ngopura.

Njerëzit gjithashtu duhet të synojnë të hanë më shumë fibra, pasi kështu ulin në mënyrë natyrale nivelin e kolesterolit.

Lexo edhe: 5 perfitimet nga konsumimi i mishit te qengjit ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X