E kush nuk e pëlqen të qeshurën e bebes? Për ta shijuar këtë në çdo moment do të mjaftonte të bënit disa veprime specifike dhe konkretisht…
• Zhurmat e çuditshme. Bebet i pëlqejnë zhurmat e çuditshme, dhe si më e thjeshta do të ishte ndryshimi i zërit tuaj ndërsa i drejtoheni atij.
• Kafshët. Ato janë një figurë shumë e dashur edhe për bebet e vogla, të cilat me lëvizjet e tyre si edhe tingujt që lëshojnë i bëjnë ata të qeshin më shumë.
• Fëmijët më të mëdhenj. Këtë e dinë shumë mirë ata prindër që tashmë kanë parë të rriten në shtëpinë e tyre dy apo më shumë fëmijë.
• Gudulisja. Kjo është diçka tepër argëtuese për të. Provoni ta bëni në këmbët e bebes apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit, sidomos ndërsa e ndërroni veshjen e tij.
• Kukafshehti. Vendosni një batanije të vogël në kokë dhe e hiqni për të luajtur kukafshehti. Do ta shikoni si fëmija juaj do të fillojë të qeshë.
• Fytyra argëtuese. Të gjitha fytyrat “qesharake” mund të bëjnë fëmijë të qeshë, duke filluar nga nxjerrja e gjuhës.
• Lojërat argëtuese. Nëse fëmija është ngritur në këmbë mund ta bëni të qëshe duke e ndjekur më vrap për ta “kapur” apo duke u rrotulluar në dysheme bashkë me të.
• E kafshoni. E kafshoni lehtë në trup ose pretendoni sikur do ta bëni. Fëmijët e vegjël argëtohen tej mase në këtë mënyrë.
• Qeshni edhe ju. E qeshura është “ngjitëse” . Nëse bebi do t’ju shikojë juve duke qeshur, do të qeshë edhe ai.
Lexoni edhe: Cfare eshte shikimi i perbashket dhe si ndikon tek bebet?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu