Ja perse nenat kane deshire jo vetem t’i puthin, por edhe t’i kafshojne bebet e vogla

0 0

Nuk besoj se ka nënë që nuk e ka menduar apo thënë tek fëmija shprehjen “do të të ha fare” ndërsa ka qënë duke e mbuluar me puthje. Por përse është normale kjo dëshirë për të “kafshuar” apo “ngrënë” beben e vogël?
Ja çfarë thonë ekspertët në lidhje me këtë dukuri krejt normale!
Mund t’i ndodhë të gjitha nënave të kafshojnë lehtë dhe me shumë dashuri këmbët e vogla të bebes së tyre ndërsa janë duke e puthur atë. Ajo është si një mënyrë e të “ngrënit” të fëmijës me puthje dhe dashuri të pafund, kjo pasi nëna ndien një lidhje shumë të fortë jo vetëm emocionale por edhe fizike me fëmijën e saj. Sipas ekspertëve kjo dëshirë për të kafshuar lehtë fëmijën vjen si një nevojë fiziologjike e nënës.
Si mund të jetë një njeri i pandjeshëm, madje indiferent ndaj atyre këmbëve të vogla dhe të bukura? Po ndaj atyre kofshëve të buta që lëvizin plot ëmbëlsi ndërsa fytyra e fëmijës ju buzëqesh? Thjesht nuk mundesh të jesh indiferent! Nuk mundesh sidomos nëse bëhet fjalë për fëmijën tënd! Çdo nënë e përqafon dhe puth pafund fëmijën e saj, duke e shtrënguar fort aq sa ndonjëherë mund të duket sikur do “ta hajë me puthjet që është duke i dhënë”. Megjithatë pas kësaj dëshire krejt fiziologjike për fëmijën fshihet një motiv shumë i qartë dhe natyral.
Sipas studiuesve të universitetit të Montrealit, aroma e të porsalindurit e tërheq në mënyrë të jashtëzakonshme nënën, duke shkaktuar tek ajo një përgjigje psikologjike të njëjtë si ajo që krijohet ndaj substancave eksituese (drogat), ndaj të cilave mund të bëhesh e varur, duke shkaktuar kriza nëse mungon në një moment të caktuar.
E njëjtja ndjesi shkaktohet edhe nga ushqimet që na shjijojnë së tepërmi të cilat na hapin oreksin në çdo moment, e njëjtja gjë ndodh edhe në rastin në fjalë, pra me nënën dhe dëshirën e saj për të “ngrënë” me puthje të voglin e saj. Nëna bëhet e varur nga aroma e fëmijës së saj dhe tek ajo shfaqet nevoja konkrete për ta “ngrënë” fëmijën e saj me puthje, pra krijohet njëfarë nevoje dhe varësie e njëjtë me atë ushqyese që shprehet në çdo rast me dëshirën e saj për të kafshuar lehtë sidomos kofshët e fëmijës së vogël.
Nuk duhet absolutisht të keqinterpretojmë këto fjalë pasi jemi nëna dhe besoj se të gjithave na ka ndodhur që në momentin që jemi duke veshur fëmijën pasi i kemi bërë banjo apo i kemi ndërruar bebelinën të shfaqet tek ne një ndjesi e madhe për të kafshuar lehtë atë trup të vogël. Dhe nëse për dikë që ende nuk është bërë nënë këto fjalë do të duken pa kuptim duke kaluar në kufijtë e absurdes duhet të theksojmë se bëhet fjalë për një ndjenjë shumë të pastër, një ndjenjë dashurie drejt fëmijës e cila nuk ka brenda saj asnjë shenjë të ndonjë patologjie mendore. Gjithçka fillon me përkëdhelje, puthje dhe kafshime të lehta, të cilat duket se edhe fëmijës i pëlqejnë duke qënë se ai i përgjigjet me emocione pozitive kësaj forme që nëna përdor për të shprehur dashurinë e saj, dhe duhet të theksojmë se gjithçka ndikon pozitivisht në përforcimin e marrëdhënies mes tyre.
Me çfarë lidhet kjo dëshirë e nënës?
Sipas studiuese kjo dëshirë e nënës për të “ngrënë” fëmijën e saj me puthje është një gjest i mrekullueshëm dashurie e cila bën pjesë në mekanizmin e marrëdhënies nënë-fëmijë, gjë e cila është pjesë shumë e rëndësishme e procesit të rritjes së fëmijës, dhe gjithashtu shumë natyrale. Me anën e kësaj dëshire duket sikur natyra shkakton tek nëna nevojën për të qënë e lidhur me fëmijën, një fakt shumë i justifikuar si fizikisht ashtu edhe kimikisht, duke bërë që nevoja e saj për ta kafshuar të jetë shpesh herë tepër urgjente dhe e menjëhershme, gati e njëjtë me atë të konsumimit të ushqimit të vërtetë, pra nevoja e të cilit mbizotëron mbi çdo nevojë tjetër.
Ndiheni cuditshëm? Nuk duhet!
Nëse deri tani jeni ndier kështu në drejtim të fëmijës tuaj dhe për këtë keni qënë tepër konfuze dhe jeni ndier edhe shpesh herë e çuditshme, nuk duhet ta bëni më këtë! Këto ndjenja nuk janë aspak të çuditshme. Ju duhet të kaloni sa më shumë kohë me fëmijën tuaj, të luani me të, ta puthni, kafshoni, të qeshni bashkë me të, pra edhe kjo ndjesi është normale ashtu si çdo ndjesi dhe gjest tjetër dashurie i bërë nga ju në drejtim të fëmijës tuaj. Kjo tregon se marrëdhënia me fëmijën tuaj po funksionon për mrekulli, gjë e cila do të bëjë që ju të mos doni të ndaheni asnjëherë prej tij. Në disa raste kjo lidhje shumë e fortë e nënës me fëmijën e saj vazhdon me të njëjtin ritëm deri në moshën e adoleshencës. Gjithçka buron nga aroma e fëmijës e cila stimulon disa pjesë të trurit të nënës, njësoj si alkooli, droga (në rast se personi është i varur) apo ushqimi. Në këtë rast nëna natyrë po ju “ndihmon” ta doni edhe më shumë të voglin tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X