Lidhja që mund të krijohet midis fëmijës dhe kafshëve që mbajmë në shtëpi mund të jetë shumë e fortë dhe e rëndësishme. Të rritësh një fëmijë duke mbajtur një qen apo një mace në shtëpi mund të rezultoj shumë stimuluese për zhvillimin e fëmijës. Por, ju nuk duhet ta konsideroni qenin si një dado të fëmijës. Njihen raste të shumta të qenve të cilët kanë kafshuar fëmijën, dhe sigurisht që faji shpesh i mbetet pikërisht qenit, duke u etiketuar si agresiv.
Në të vërtetë shumë episode të kafshimit të fëmijës nga qeni mund të parandalohen dhe evitohen, si pasojë e kudesit që duhet të tregojnë prindërit në lidhjen qen-fëmijë.
Mos e lini kurrë fëmijën vetëm me qenin!
Gjëja e parë që prindërit duhet të marrin në konsideratë është të mos e lenë asnjëherë fëmijën vetëm me qenin pa qënë i pranishëm një person i rritur. Por, nuk duhet lënë pa përmendur fakti se një qen mund t’i bëj keq fëmijës edhe gjatë lojës që ata zhvillojnë bashkë, për shembull nëse i hidhet sipër për ta përkëdhelur. Disa qen kanë aftësinë të tregohen të matur në drejtim të fëmijës, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Në përgjithësi nëse qeni e njeh dhe mësohet me fëmijën do të sillet me të njësoj si edhe me personat e rritur. Deri tani asnjë studim nuk ka vërtetuar se qeni ka një mënyrë ndryshe së të sjellurit të qenit në drejtim të fëmijës.
Prindërit duhet të kenë parasysh se shpesh fëmija nuk është në gjendje të sillet në mënyrën e duhur me qenin, për shembull ai mund t’i tërheqë qenit bishtin ose veshët, mund t’i futë gishtat në sy, veprime që me siguri do të acarojnë qenin duke e bërë që ai t’i japë fëmijës disa “sinjale”, të cilat me siguri ai nuk do t’i kuptoj. Kjo do të bëj që më pas qeni ta kafshoj.
Si të sillemi kur në shtëpi marrim një këlysh?
Nëse ju vendosni të merrni në shtëpi një këlysh duhet të dini se ata kanë zakon të marrin në gojë çdo gjë që gjejnë, duke mos përjashtuar këtu edhe sendet e fëmijës. Këlyshët në përgjithësi janë shumë aktivë duke mos pasur gjithashtu një kontroll të mirë të kafshimit. Nga ana tjetër fëmijët, me sjelljen e tyre i bëjnë edhe më aktivë këlyshët, dhe shpesh e acarojnë.
Këto janë arsye të mjaftueshme që prindërit të mos e lenë këlyshin dhe fëmijën vetëm, pasi ai mund ta lëndoj atë, i cili i trembur mund të reagojë në mënyrë agresive kundër tij. Mund të mjaftojë qoftë edhe një e gërvishtur ose një kafshim i vogël dhe këlyshi do të shkaktoj efekte negative tek fëmija, kryesisht do të zhvilloj tek ai frikë ndaj kafshëve, dhe kryesisht qenve.
Kur fëmija mbrohet nga qeni ose bëhet preja e tij
Ndonjëherë qeni e konsideron fëmijën si një “kafshë” që ka nevojë për mbrojtje, si nga kafshët e tjera ashtu edhe nga personat e huaj ose të rriturit në përgjithësi. Në të kundërt ndonjëherë ndodh që fëmija të konsiderohet si pre duke ngjallur tek qeni një sjellje grabitqare.
Kjo ndodh zakonisht me qentë të cilët nuk janë mësuar me prezencën e fëmijëve qysh kur kanë qënë këlyshë dhe për pasojë i interpretojnë lëvizjet jo të koordinuara si edhe bërtitjet e “këlyshit të njeriut” si sinjale të shkaktuara nga preja e rradhës.
Nëse birësoni një qen, coheni direkt tek veterineri!
Në qoftë se birësoni një qen, qoftë ai këlysh ose i rritur duhet ta çoni direkt tek veterineri për një kontroll shëndetësor rutinë. Veterineri do të bëjë analizat e nevojshme si edhe vaksinimin e tij.
E gjithë kjo proçedurë nuk bëhet për të mbrojtur fëmijën, por qenin, pasi patologjitë që parandalohen me anë të vaksinimit nuk mund të transmetohen tek njeriu. Përveç kësaj mirë është që qeni t’i nënshtrohet një trajtimi mujor kundër parazitëve, duke bërë të mundur mbrojtjen e të gjithë familjes nga parazitët e kafshëve ( kërpushat dhe pleshtat ).
Materiale te ngjashme
Shembujt e ndëshkimeve negative që...
Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...
A ka TikTok përmbajtje seksuale...
Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...
Tri arsye përse notat nuk...
Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...
Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...
Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu