7 shenja delikate që tregojnë se mëlçia juaj nuk po funksionon siç duhet

0 0

Shumë persona, kryesisht afrikano-jugorë vuajnë nga ciroza e mëlçisë. E shkaktuar apo jo nga alkooli, efektet e kësaj sëmundje janë shkatërruese. Megjithatë në fillim shumë njerëz nuk e kuptojnë se mëlçia e tyre është dëmtuar.

Mëlçia është përgjithësisht mjaft e aftë për të riparuar qelizat e dëmtuara. Por pas një sasie të konsiderueshme dëmtimi, këto qeliza nuk shërohen kurrë, gjë që mund të rezultojë me cirozë. Pasi kjo të ndodhë, shenjat dhe simptomat e dëmtimit të mëlçisë do të jenë më të rënda.

Sipas një artikulli të Health24, shumë prej këtyre simptomave (lodhja, të përzierit, mungesa e oreksit) janë kaq jo specifike sa shumë njerëz nuk e vërejnë që në fillim.

Më poshtë ju tregojmë 7 shenja të çuditshme dhe të fshehura që tregojnë se mund të vuani nga mëlçia.

  1. Lëkura e thatë. Ndoshta ju nuk e merrni shumë seriozisht lëkurën e thatë nëse nuk keni skuqje të saj. Por lëkura e thatë mund të ndodhë edhe kur lëngu bilar (lëngu që ndihmon tretjen dhe sekretohet nga mëlçia por ruhet në fshikëzën e tëmthit) është i pranishëm në qarkullimin e gjakut për shkak të dëmtimit të mëlçisë. Kur kanali biliar është bllokuar, lëngu rrjedh përsëri bashkë me qarkullimin e gjakut. E gjithë kjo grumbullohet nën lëkurë dhe shkakton kruajtje.
  1. Venat e dukshme të gjakut në lëkurë.
    Janë kapilarë të vegjël dhe të dukshëm në lëkurë. Ato shkaktohen përgjithësisht nga nivele të larta të estrogjenit, që është një tregues i funksionimit ose jo të mëlçisë dhe nuk i metabolizon hormontet tuaja. Kur këto vena jo shumë estetike shfaqen shpesh në fytyrë dhe këmbë për shkak të zgjerimet e arterieve, së bashku me disa degë që duket se rrjedhin nga arteriet në kapilarët tuaj.
  1. Mavijosja dhe gjakderdhja.
    Nëse zbuloni se mund të gjakoseni lehtë pas një lëndimi, kjo mund të jetë një shenjë se mëlçia juaj nuk është e shëndetshme. Proteinat që ju duhet të mpiksin gjakun nuk prodhohen në sasi të mjaftueshme.
  1. Era e keqe e gojës. Kjo shenjë mund të tregojë shumë probleme shëndetësore, të tilla si sëmundjet e mishrave të dhëmbëve apo sinoziti, por gjithashtu mund të jetë një shenjë e dukshme e dëmtimit të mëlçisë. Era e keqe e gojës shkaktohet pasi një shije të keqe që lë në gojë niveli i lartë i sulfurit dimethyl, që lëshohet në gjak kur vuani nga ciroza e mëlçisë.
  1. Dëmtimet dhe hiperpigemntimi në fytyrë.
    Pigmentimi i pamjaftueshëm kafe në fytyrë mund të shkaktohet nëse mëlçia e kryen funksionin e saj ngadalë ose nuk punon siç duhet. Kur kjo ndodh estrogjeni në organizëm rritet dhe kjo lëshon një substancë të quajtur tirsosinase. Kjo është një enzimë që përmban bakër dhe prodhon më shumë melaninë se ç’duhet dhe shkakton defekte në fytyrë dhe në gjithë trupin.
  1. Pëllëmbë të kuqe.
    Djegie e duarve pas një kruajtje, e njohur edhe si eritmia e pëllëmbëve mund të jetë një tjetër shenjë e dëmtimit të mëlçisë. Kjo ndodh zakonisht si rezultat i niveleve hormonale anormale që kalojnë në gjak.
  1. Mungesa e përqendrimit.
    A keni qenë duke luftuar për përqendrim në punë kohët e fundit? Mungesa e përqendrimit mund të mos jetë për shkak të rrjeteve sociale apo videove që shihni në to por mund të jetë një shenjë e vërtetë se mëlçia juaj është e sëmurë. Dy nga funksionet më të rëndësishme të mëlçisë janë detoksifikimi dhe furnizimi me energji i trupit. Kur gjaku është i mbingarkuar me toksina, që rezulton të vijë nga një mëlçi që nuk funksionon siç duhet, truri juaj mund të ndikohet. Duke pasur një metabolizëm të ngadaltë të energjisë, kjo mund të rezultojë në lodhje, e cila ndikon në qartësinë mendore. Kjo mund të shfaqet në shenja delikate si të harruarit ose probleme më të mëdha si rënia në koma.

Lexoni edhe: Gjidhënia mbron nënat nga sëmundjet e mëlçisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X