7 faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe çfarë mund të bëni për ta:

0 0

Gjenetika ka një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin kardiovaskular, por edhe stili i jetesës gjithashtu.

7 faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe çfarë mund të bëni për ta:

1. Kolesteroli

Çfarë duhet të dini: Kolesteroli i keq bllokon arteriet që ushqejnë zemrën dhe trurin dhe rrit rrezikun e atakut në zemër. Kolesteroli i mirë ndihmon në eleminimin e të keqit dhe trupi mund të marrë kolesterol shtesë nga ushqimet.

Çfarë duhet të bëni: Kryeni një analizë gjaku për të parë nivelet tuaja të kolesterolit. Më pas diskutoni me mjekun për të bërë ndryshimet e nevojshme.

  1. Shkalla e rahjes së zemrës kur jeni në gjendje qetësie

Çfarë duhet të dini: Është më mirë e ulët. Për shumë njerëz, një ritëm i rrahjeve të zemrës mes 60 dhe 100 rrahje për minutë konsiderohet normal. Stresi, hormonet dhe ilaçet kanë një ndikim negativ. Një formë më e mirë trupore ul ritmin e rrahjeve të zemrës dhe ju ndihmon të shpëtoni jetën. Studimet kanë treguar se një ritëm i lartë i rrahjeve të zemrës rrit rrezikun e vdekjes.

Çfarë të bëni: Kontrolloni ritmin e rrahjeve të zemrës. Preferohet në mëngjes ose para se të shkoni për të fjetur.

  1. Ushtrimet për zemrën dhe frymëmarrjen

Çfarë duhet të dini: Ushtrimet aerobike nxisin zemrën të pompojë dhe krijojnë rezistencë. Studimet e kryera përgjatë 3 dekadave të fundit kanë treguar se sa më pak ushtrime fizike, aq më i lartë rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Çfarë të bëni: Mjeku mund të shikojë rezistencën e zemrës suaj gjatë ushtrimeve. Për të rritur rezistencën kardiovaskulare mund të filloni duke bërë vrap.

  1. Presioni i gjakut

Çfarë duhet të dini: Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni zakonisht njihet si “vrasësi i heshtur”, sepse zakonisht nuk ka simptoma të dukshme. Nëse nuk mbahet nën kontroll mund të shkaktojë atak në zemër.

Çfarë duhet të bëni: Matni tensionin e gjakut dhe merrni masat e nevojshme me këshillat e mjekut.

  1. Niveli i glukozës në gjak

Çfarë duhet të dini: Niveli i sheqerit në gjak mund të luhatet në varësi të kohës gjatë ditës, çfarë keni ngrënë dhe kur e keni ngrënë. Nëse është shumë i lartë ose shumë i ulët mund të ndikojë në përqëndrimin tuaj dhe të dëmtojë organet jetësore. Kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, shkaktohet diabeti, sepse trupi ose dështon të prodhojë mjaftueshëm insulinë, ose nuk arrin ta përdorë atë në mënyrën e duhur.

Çfarë duhet të bëni: Diabeti i tipit dy është i lidhur me obezitetin dhe mungesën e aktivitetit fizik. Dieta dhe ushtrimet mund ta parandalojnë, ose të ngadalësojnë ritmet e kësaj sëmundjeje.

  1. Madhësia e belit

Çfarë duhet të dini: Sipas disa ekspertëve, madhësia e belit është tregues më i mirë i nivelit të yndyrës sesa matja e IMT. Mund të ketë njerëz më indeks të ulët të masës trupore, por me sasi të lartë dhjami rreth belit. Këta persona kanë rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Çfarë të bëni: Merrni një metër dhe vendoseni rreth belit ndërkohë që jeni në këmbë, vendoseni fiks tek kockat e legenit. Për burrat duhet të jetë më pak se 100 cm, ndërsa për gratë më pak se 88.

  1. Historia e familjes

Çfarë duhet të dini: Nëse një paraardhës, apo i afërmi juaj ka pasur probleme kardiovaskulare këtë gjë duhet t’ja thoni mjekut pasi është informacion i rëndësishëm për gjendjen tuaj.

Çfarë duhet të bëni: Nëse nuk i dini problemet shëndetësore të familjes suaj të madhe pyesni sa më shumë të mundeni të afërmit tuaj sepse mund t’ju japin informacione të vlefshme.

Lexo edhe: Pagjumesia, si ndikon te zemra dhe tensioni i gjakut






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X