6 nga 10 fëmijë preken nga dhimbja e kokës

0 0

 

Dhimbja e kokës është një çrregullim që ndikon shumë tek fëmijët. Sipas një sondazhi të kryer në Itali, shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës tek fëmijët dhe adoleshentët ishin angazhimet e shkollës dhe streset emocionale, ndërsa tek vajzat shtohej edhe cikli menstrual.

Intensiteti i dhimbjes

Hulumtimi tregon se për 40% të të rinjve të intervistuar dhimbja e ndjerë konsiderohet e fortë ose shumë e fortë. Sa i përket kohëzgjatjes, ajo është shumë e ndryshueshme: nga një deri në disa orë. Për një të tretën e të intervistuarve, episodet e dhimbjes së kokës janë të lidhur me simptoma të tjera, ndërsa për më shumë se 70% dhimbja e kokës fillon papritur, pa shenja paralajmëruese.

Përdorimi i medikamenteve

Pothuajse gjysma (44%) e atyre që vuajnë nga dhimbjae kokës shpesh folën me mjekun e tyre familjar dhe 30% marrin vetëm barnat e përshkruara ose të këshilluara nga farmacisti. Sa i përket përdorimit të ilaçeve qetësuese, ata ndahen midis atyre që i marrin ato nganjëherë ose shpesh dhe rrallëherë ose kurrë. Ata që vuajnë nga dhimbje koke më shpesh, përdorin më shpesh ilaçe se ata që përjetojnë episode sporadike.

Çrregullimi nuk duhet nënvlerësuar

Dhimbja e kokës, shpjegojnë ekspertët, është një çrregullim që nuk duhet të nënvlerësohet, sidomos kur ndodh në një mënyrë jo të rastësishme dhe sulmet e dhimbshme ndikojnë në kryerjen e aktiviteteve të tjera. Duhet një konsultë me mjekun për të kuptuar shkaqet.

Teknologjia dhe dhimbja e kokës

Mbi gjysma e mostrës thotë se qëndrimi i gjatë para ekranit të kompjuterit ose smartfonit mund të jetë shkaktari i dhimbjes së kokës.

Lexo edhe: Dhimbja e kokes te femijet, kembane alarmi per semundje serioze






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X