Nje spital ne Rome ka analizuar mitet e rremë në lidhje me dhimbjen e kokës tek fëmijët. Mos mendoni se fëmjët “shpifin” kur thonë se kanë dhimbje koke. Nuk është pjellë e imagjinatës së tyre dhe nuk është justifikim për të marrë vëmendjen. Dhimbja e kokës tek fëmijët është një problem që shfaqet në format e saj me të ndryshme. Megjithatë ka ende besime të rremë që çojnë prindërit për të bërë zgjedhje të pasakta në trajtimin e këtij çrregullimi.
Nuk është një problem vetëm për të rriturit
Dhimbja e kokës mund të ndodhë tek çdo moshë, jo vetëm tek të rriturit. Madje shkon deri aty sa edhe në muajt e parë të lindjes mund të shfaqen simptoma të tilla si migrena.
Sinuset dhe humbja e shikimit
Tek fëmijët më të vegjël se 8 vjeç sinuset nuk janë zhvilluar akoma. Kur fëmija ankohet që ka dhimbje koke dhe kjo dhimbje shoqërohet me problemë në shikim atëherë duhet përshpejtuar mjekimi sepse kjo gjendje është e njohur si hipertension e cila mund të shkaktojë dhe dhimbje koke.
Rri vetëm
Një mit i rremë është që nëse ke dhimbje koke duhet të qëndrosh vetëm. Përkundrazi duhet të dilni dhe të jeni në shoqërinë e njerëzve që doni më shumë për ta kalur sa më shpejt dhe për ta harruar si dhimbje.
Mjeku nuk është i nevojshëm
Edhe pse duket shqetësuese nuk duhet të shkoni tek mjeku që herën e parë. është më mirë që fëmijët me dhimbje koke të shpeshta të dërgohen në qendra të specializuara që të gjejnë një terren që u përshtatet.
Vetëm një qetësues
Ilaçet nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar dhimbjet e kokës. Dozat e gabuara të ilaçeve mund të çojnë në dhimbje koke kronike. Gjithashtu fëmija nuk duhet të pijë ilaç nëse nuk është konsultuar më parë me mjekun për shkak se duhet t’i ketë në përshtatje me moshën dhe peshën, çfarëdo që ai pi.
A mund të trajtohet me ilaçe bimore?
Deri më sot nuk ka prova shkencore mbi efektivitetin e ilaçeve bimore në lidhje me trajtimin e dhimbjeve të kokës. Megjithatë, ka studime që konfirmojnë efikasitetin e lartë të këtyre ilaçeve bimore të cilat arrijnë të reduktojnë dhimbjet e kokës tek fëmijët me 60%.
Paracetamoli përdoret
Paracetamoli ka efekte të ndryshme në varësi të dhimbjes që fëmija ka.
A mund të parandalohet dhimbja e kokës tek fëmijët?
Nuk ekziston parandalimi kundër dhimbjes së kokës, dhimbja e kokës shfaqet si pasojë e temperaturave ektreme, ndikime nga stresi, ndryshime në oraret e gjumit dhe shumë ndryshime negative që ndodhin në jetën e përditshme.
Lexo edhe: Perse femijet kane dhimbje koke?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu