Nxisin ngopjen
Ngrënia e yndyrave të mira ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së stomakut, gjë që ju mban të ngopur më gjatë dhe vonon urinë. Shtimi i gjysmës së një avokadoje në ushqim rezultoi në një nxitje të konsiderueshme të ngopjes.
Reduktojnë peshën trupore
Edhe pse përmabjnë yndyra, ato janë yndyra të mira dhe konsumi i avokadove do t’ju jepte një formë më të mirë trupore, pa qenë nevoja të mbani nën kontroll kaloritë që merrni.
Luftojnë një sërë sëmundjesh
Avokadot zvogëlojnë sasinë e kolesterolit të keq, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Shtimi i avokados në ushqim gjithashtu frenon prodhimin e përbërësve që kontribuojnë në inflamacion, përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe nuk lejon rritjen e triglicerideve.
Ndihmon trupin të përthithë lëndët ushqyese
Konsumi i avokados gjatë ushqimit mund të ndihmojë trupin tuaj të thithë më shumë antioksidantë nga ushqime të tjera të shëndetshme.
Kombinohen me shumë lloj ushqimesh
Avokadot mund t’i përdorni në hamburger, ushqime të kripura, të ëmbla, me fruta të tjera etj.
Lexo edhe: Pse femija duhet te haje avokado?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu