5 simptomat qe nuk duhet te anashkaloni tek nje femije

0 0

Fjala ankth është ajo që shoqëron rolin e nënës në më të shumtën e kohës, ankth mbi të gjitha që fëmija të ketë një gjendje shëndetësore të mirë. Shpesh nënat shfaqen gati të terrorizuara kur bëhet fjalë për një sëmundje të fëmijës dhe vrapojnë tek mjeku, por ndonjëherë simptomat lihen pas dore edhe kur nuk duhet të ndodhë kështu.

Cilat janë 5 simptomat që një nënë nuk duhet të anashkalojë tek fëmija?
Temperatura e lartë që nuk kalon
Temperatura nuk është sëmundje por simptomë, në përgjithësi e një infeksioni. Shpesh ajo është e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Kur duhet të shqetësohemi? Nëse është mbi 39 dhe nuk kalon për më shumë se dy ditë, pasi keni perdorur edhe disa medikamente.

Dhimbja e kokës
Shpesh fëmijët ankohen për dhimbjen e kokës. Ndonjëherë mund të ketë lidhje me pagjumësinë dhe ndonjëherë me shikimin, por nëse duket se nuk ka një arsye të veçantë dhe nuk kalon me ditë të tëra duhet të shkoni tek mjeku.

Skuqjet në lëkurë
Nëse vëreni njolla të kuqe në lëkurën e fëmijës duhet të flisni me mjekun, kjo pasi mund të bëhet fjalë për një alergji. Duhet të shkoni me urgjencë në spital nëse fëmija ka fryrje të buzëve dhe vështirësi në frymëmarrje.

Të vjella dhe diarre
Këto shqetësime mund të shoqërohen me temperaturë dhe nëse nuk largohen për 48 orë duhet të shkoni në spital. Mbani nën kontroll hidratimin e fëmijës.

Tortikoli
Mund të bëhet fjalë për një problem muskular por edhe për një inflamacion të tonsilave që ka lidhje edhe me meningjitin. Duhet të shkoni urgjent tek mjeku.

Lexoni edhe: Shkaqet e temperatures se larte tek femijet 4-6 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X