Ky është një problem që nuk duhet të anashkalohet. Hipoteza të ndryshme për shkakun e tortikolit janë keqpozicionimi i fetusit në uterus, trauma gjatë lindjes, infeksioni, etj.
Tortikoli i lindur
Në këtë rast patologjia karakterizohet nga një kontraktim pak a shumë i rëndë i muskulit të qafës, e cila shoqërohet me një anosje të kokës nga ana e kundërt e muskulit të kontraktuar. Fëmija mund të shfaqë vështirësi në të rrotulluarin e qafës, dhe mund të shfaqet që në momentin e lindjes ose gjatë javëve të para të jetës. Zakonisht lidhet me pozicionimin e fëmijës në bark, shtatzaninë multiple si edhe nivelin e pakët të lëngut amniotik. Fëmija fillon ta mbajë kokën vetëm në një anë që në momentet e para të lindjes.
Rëndësia e një trajtimi të hershëm
Një tortikol i patrajtuar apo i trajtuar në mënyrë të gabuar sjell pasoja negative në aspektin funksional si edhe estetik. Ndërhyrja duhet të bëhet para muajit të 3-4 të jetës. Qëllimi është të arrihet simetria muskulare si edhe artikulare, për të favorizuar një zhvillim të mirë motorrik. Nëse trajtimi bëhet para muajit 3-4 rezultatet mund të jenë 100% efektive. Pra nëse dyshoni se fëmija juaj e ka këtë problem duhet të shkoni menjëherë tek mjeku për të bërë të mundur diagnostikimin.
Lexoni edhe: 5 simptomat qe nuk duhet te anashkaloni tek nje femije
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu