5 këshilla për të ndihmuar gratë shtatzëna të gjejnë gjinekologen e duhur

0 0

Për fat të keq unë “u ndava” me gjinekologen time këtë javë. Ajo ishte si një motër e madhe për mua, veç faktit që kishim përballuar vështirësi dhe suksese për më shumë se një dekadë. Mirëpo deri tek klinika e saj më duhej të bëja 45 minuta rrugë, të rrija në sallën e pritjes dhe pasi të bëja vizitën të rikthehesha sërish në shtëpi. Nuk ishte edhe aq përvojë e mirë e gjithë kjo situatë dhe ishte bashkëshorti im ai që fillimisht më sugjeroi të ndërroja mjeke.

Nga eksperienca që kalova më pas ju tregoj se cilat janë mënyrat më të mira për të gjetur gjinekologen e duhur për ju.

Hapi 1: Mediat sociale janë miqtë tuaj më të mirë. Unë kontrollova Facebook-un dhe rrjetet e tjera për të parë se çfarë kishin thënë ish-pacientët e disa mjekeve që kisha dëgjuar. Unë bëra atë që do të bënte çdo nënë e re – unë kërkova ndihmë. Kam përdorur mediat sociale për t’u lidhur me gjinekologen e duhur. Përnënat.al po ashtu është një mundësi shumë  e mirë për të lidhur kontakte me mjeken që do të ishte më e mira për rastin tuaj.

Hapi 2: Bëni kujdesin e duhur. Mos kini frikë të bëni hulumtimin tuaj në internet dhe madje edhe të bëni disa telefonata në zyrën e tij. Unë pashë 12 gjinekologët që më kishin sugjeruar dhe disa prej tyre i seleksionova që në fillim pasi doja që personi që do të më mbante nën vëzhgim të ishte femër. Më pas disa prej tyre i telefonova dhe pashë që disa nuk kishin orare të lira për disa javë, kështu që u konsultova me ato që do të mund të më vizitonin brenda dy javëve.

Hapi 3: Rendisni pyetjet tuaja të rëndësishme. Mjeku juaj do të jetë me ju në çdo hap të rrugës, prandaj mos kini frikë të kërkoni gjërat e rëndësishme. Ju do të jeni kaq të lumtura pasi ta keni bërë. Para takimeve të mia, pyesja veten se çfarë do të flisja me mjekun e për çfarë duhej ta pyesja. Kështu që gjeta një listë të domosdoshme pyetjesh që do të më ndihmonin të kujtoja se çfarë të kërkoj dhe t’i jepja përparësi të gjitha pyetjeve që ndieja se ishin të rëndësishme për mua.

Hapi 4: Njihuni me njëri-tjetrin. Takohuni me mjekun dhe njihuni me njëri-tjetrin. Kur u takova me dy nga mjeket që përzgjodha në fund, ato ishin të dyja të përzemërta, ishin shumë të ditura dhe gjetën kohë për t’u takuar me mua para vizitës. Pas takimit të parë, erdhi takimi i dytë ku bëra vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës së fëmijës tim. Edhe ajo gjeti kohë për këtë dhe më tha “mos u shqetëso, do të kujdesemi ne për ty”. A nuk është kjo gjithçka që duam të dëgjojmë?

Hapi 5: Koha e Vendimit!

Pasi u ndieva më mirë me mjeken e dytë, e dija se vendimi im tashmë ishte i qartë.

Lexo edhe: 5 Gjerat qe gjinekologu juaj po mendon kur eshte duke ju vizituar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X