5 gjërat që gjinekologu juaj vërtet po mendon ndërsa është duke ju vizituar

0 0

Keni vizitën tek gjinekologu, jeni ulur në kaluç dhe keni veshur fustanin e spitalit. Mjeku juaj vjen në dhomë, dhe ndërsa me siklet mbështeteni në krevat pyesni veten “a jam depiluar siç duhet” apo “a është turp ta pyes për këtë”.

Por nuk ka nevojë të frikësoheni pasi ja se ç’ka treguar një gjinekologe për mendimet e saj kur gratë i shkojnë për vizitë.

Ajo thotë se e vetmja gjë që do është që gratë t’i thonë se çfarë po ndodh, në mënyrë që vërtet t’i ndihmojë.

Dhe ja se çfarë mendojnë në të vërtetë gjinekologët kur ju keni vendosur këmbët në kaluç dhe po vizitoheni.

“Nuk ka rëndësi për mua nëse jeni depiluar apo e padepiluar

Nëse shqetësoheni shumë për mënyrën se si i keni hequr qimet dhe se mos ndoshta keni lënë pak aty poshtë ku nuk i shikoni dot, e vërteta është se mjekja juaj nuk do t’ia dijë. Ajo sheh dhjetëra pacientë në ditë dhe vërtet nuk ka kohë të vërejë nëse ju jeni depiluar në mënyrë perfekte apo jo. As nuk i kushton vëmendje problemeve të tjera të kujdesit për veten, si për shembull sa kohë ka kaluar nga pedikyri i fundit që keni bërë.

“Nuk më bezdis fakti që të kanë ardhur periodat”

Nëse takimi juaj tek gjinekologu i bie ditën kur juve do t’ju vijnë periodat mos e anuloni. Thjesht thuajani mjekes suaj para se të kryeni vizitën. Disa gjinekologë nuk do kishin zgjedhur të bënin këtë punë nëse do të bezdiseshin nga gjaku menstrual dhe në të vërtetë ai shërben si lubrifikant dhe mund ta bëjë vizitën më të lehtë. Nëse një grua ka shumë perioda ose përjeton gjakderdhje jonormale, vizita në këto ditë do të jetë edhe më efektive.

“Jeta jote seksuale nuk është një temë tabu me mua”

Shumë gra kanë vështirësi për të treguar shqetësimet e tyre lidhur me shëndetin seksual. Problemet më të zakonshme janë dhimbje gjatë seksit, gjakderdhje pas seksit, ose thjesht mungesa e kënaqësisë.

“Oh po, unë mendoj se ti mund të marrësh një SST dhe mund të ngelesh shtatzënë.”

Edhe pse gjinekologët nuk ju gjykojnë, ata mund të habiten me faktin se sa shumë pacientë kryejnë seks të pambrojtur dhe nuk e kuptojnë se po rrezikojnë të marrin sëmundje seksualisht të transmetueshme apo të mos bëjnë fëmijë. Një person që kryen marrëdhënie të pambrojtura me më shumë se një partner nuk duhet t’i shpëtojë mendimit se mund të mos marrë një sëmundje seksualisht të transmetueshme.

“Plani juaj i lindjes mund të ketë nevojë për një plan rezervë”

Zhvillimi i një plani lindjeje, i cili mbulon preferencat dhe pritjet tuaja nga mjekët dhe stafi i spitalit kur shkoni drejt lindjes është një ide e mençur. Por disa nëna të reja mund të kenë një mori kërkesash, dhe pastaj “Nënë Natyra” ju sjell surpriza të tjera. Mjekët bëjnë gjithçka që lindja të vijë sipas planit të pacientëve, por ndonjëherë është e nevojshme një plan i minutës së fundit. Gratë shtatzëna duhet të jenë fleksibël dhe të pranojnë gjithçka që mund t’ju vijë. Ato duhet të kuptojnë se më e rëndësishme se gjithçka janë ato dhe fëmijët.

Lexo edhe: 12 zakonet e femrave qe po ju demtojne seriozisht shendetin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X