Gjatë shtatzanisë gratë pësojnë shumë ndryshime psikologjike, hormonale dhe biologjike, ndaj gjatë kësaj periudhe ato janë më të rrezikuara për tu prekur nga infeksione të ndryshme. Më poshtë do të lexoni një listë me disa nga infeksionet, ndaj të cilave duhet të keni kujdes në shtatzani.
Hepatiti B është një nga infeksionet më të zakonshme në shtatzani, dhe prek mëlçinë. Nëse jeni të infektuara është shumë e rëndësishme që të flini mjaftueshëm në mënyrë që të mbroni fetusin nga infeksioni. Hepatiti B mund të shkaktojë lindje të parakohshme, peshë të ulët në lindje dhe në raste ekstreme mund të rrezikohet jeta e nënës dhe bebit.
- Hepatiti C
Një nga shënjat dalluese të hepatitit C janë të përzierat, por meqënëse të vjellat dhe të përzierat janë të zakonshme në fazat e para të shtatzanisë, ai mund të jetë vërtet i vështirë për tu dalluar. Hepatiti C mund të merret edhe gjatë vizitave në klinikat mjekësore apo dentare të cilat frekuentohen nga një person i infektuar. Nëse ju jeni bartëse të këtij virusi atëherë ka shumë mundësi që edhe bebi të preket.
Infeksioni në rrugët urinare shpesh shkaktohet nga bakteret e lëkurës apo vaginës të cilat futen në trupin tuaj nëpërmjet uretrës. Këto baktere qëndrojnë në rrugët urinare ku edhe shumohen duke shkaktuar shumë komplikacione shëndetësore. Gjithashtu këto baktere mund të udhëtojnë deri te veshkat tuaja ku mund të shkaktojnë edhe infeksion në veshka, i cili është shumë i rrezikshëm.
- Herpesi gjenital
Herpesi gjenital është një infeksion i cili shkaktohet nga virusi simpleks i herpesit. Herpesi gjenital mund të trasmetohet gjatë seksit oral me një person të prekur nga herpes. Shenjat fillestare të herpesit gjenital janë dhimbjet dhe djegiet gjatë marrëdhënieve intime. Në rast se i vini re këto shenja, flisni me doktorin tuaj për të marrë masat e duhura. Nëse herpesi gjenital ndodh gjatë trimestrit të parë është i kurueshëm dhe nuk ka problem për bebin, por nëse ndodh më vonë është e nevojshme lindja me operacion për të shmangur infektimin e bebit.
- Streptokoku i grupit B
Streptokoku i grupit B është një infeksion që rrallë ndodh në shtatzani, por nëse ndodh gjatë trimestrit të tretë mund të kthehet në një rrezik të vërtetë për bebin. Ndaj është mirë që të bëni kontrolle të rregullta mjekësore.
Lexoni dhe: Infeksionet gjate shtatzanise mund te shkaktojne epilepsi
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu