Jeta ime ju duket perfekte, por unë kam kaq shumë pasiguri, mesazh për nënat

0 0

Kam qenë shumë poshtë moralisht sot gjatë gjithë ditës, madje kam qarë shumë. Mendova për një moment ta ndaja këtë ndjesi me ju, por pastaj u stepa. U frikësova nga ajo çfarë do të mendonin të tjerët, nga paragjykimet dhe a do të isha unë në gjendje t’i përballoja ato. Pastaj mendova që nëse kjo ishte gjëja që do të më lehtësonte dhe do të më bënte të ndihesha mirë, përse të mos e ndaja?

Unë mendoj që nevojitet forcë edhe për të treguar dobësitë, kështu që ja ku po e shpërndaj.

Është pothuajse e pamundur të hapësh instagramin dhe të mos shohësh një perfeksion të pavërtetë. Sigurisht që ky perfeksion mund të na frymëzojë ndonjëherë, por mendoj se pjesën më të madhe të rasteve nuk është real dhe na bën të ndihemi keq, inferiorë e të paaftë. Dhe gjëja e fundit që dua të bëj është t’ju shkaktoj këtë ndjesi me postimet e mia.

Ndoshta ndonjëherë shfaqem në rrjete sociale sikur bëj një jetë perfekte, por po ju them se jam shumë larg të qenit e tillë.

Ka raste që unë e humb fare, kam pasiguri, ndihem keq, dyshoj tek vetja, ndihem e pamotivuar, e paaftë si nënë, si drejtuese biznesi, si partnere etj.

Ndoshta edhe ndonjë prej jush ndihet kështu dhe mendon se është e vetmja me këto ndjesi, por jam këtu për t’ju thënë se nuk jeni vetëm. Ka të paktën një person që ndihet ekzaktësisht si ju (jam unë 🙂 ) dhe nuk ka asgjë jo normale në këtë histori.

Nëse po kaloni një ditë apo javë të vështirë, dijeni se të gjithë kemi kohë të vështira dhe do i kaloni. Dhe më e rëndësishmja mos kini kurrë turp të kërkoni ndihmë. Unë jam nga ata njerëz që dua t’i bëj të gjitha vetë por kam kuptuar që ndihma është hapi i parë drejt përmirësimit të gjërave. Ti je e fortë, e aftë, me vlera dhe meriton të të duan. Besoje këtë!

Lexo edhe: Rjetet sociale, fotot dhe efektet po krijojne crregullime me njerezit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X