4 simptomat e periodave për të cilat askush nuk flet

Çfarë kanë të përbashkët ndjesia e të qenit ose jo në humor, ngërçet në bark, dhe ndjesia e rraskapitjes. Ju me siguri do të mendoni se periodat.




0 0

Por këto simptoma standarde nuk janë të vetmet gjëra që mund të shoqërojnë ciklin tuaj. Në fund të fundit, çdo grua është e ndryshme.

Për të mësuar më shumë rreth problemeve më pak të zakonshme të periodave një studim në Florida ka pyetur gratë për simptomat që kanë çdo muaj. Dhe ja cilat janë ato që nuk i tregon askush:

1.Uria e madhe. “Para ciklit kam shumë uri” thotë një grua e anketuar. Rezulton se një nxitje në oreksin tuaj mund të jetë një simptomë sekondare e menstruacioneve. Ju e dini se si ndryshimet hormonale të lidhura me ciklin tuaj mund t’ju bëjnë të dëshironi karbohidratet dhe ëmbëlsirat? Epo, pirja e duhanit dhe ushqimet që janë të pasura me indeksin e glicemisë (si patatet e skuqura dhe kafetë), nga ana tjetër, mund të nxisin trupin tuaj për të prodhuar më shumë grrelin dhe kimikate të tjera që shkaktojnë urinë.

Për të ndihmuar në mbajtjen e oreksit tuaj të qëndrueshëm, sigurohuni që jeni duke ngrënë një gamë të gjerë ushqimesh të pasura me lëndë ushqyese para dhe gjatë periodave.

2.Mendime katastrofike. Një tjetër e anketuar ka shkruar se ajo fillon “të ketë mendime katastrofike, me shumë ankth” një ditë ose më shumë ditë para se të fillojë perioda e saj. “Gjithmonë ndodh kur jam duke bërë udhëtime dhe jam e trishtuar ose e shqetësuar edhe për gjërat më të vogla në jetë.

Ankthi është një nga simptomat e çrregullimit para-menstrual. Simptoma të tjera emocionale mund të përfshijnë pashpresa, gjendje shpirtërore ekstreme dhe zemërim. Disa gra lehtësojnë efektet anësore duke marrë një antidepresant me ndërprerje nëse simptomat shfaqen vetëm kur ato menstruacionale.

3.Lëkurë shumë e ndjeshme. Një e anketuar tha që kur ka perioda ndien sikur lëkura bëhet më e ndjeshme dhe gjërat që zakonisht nuk e shqetësojnë bëhen të dhimbshme. “Përpiqem të shmang heqjen e vetullave para periodave sepse më duket sikur më dhemb më shumë në këtë periudhë të muajit”. Luhatjet hormonale mund të ndryshojnë patjetër ndjeshmërinë e lëkurës së disa grave gjatë periodave të tyre. Kjo për shkak se estrogjeni ndihmon në trashjen dhe mbrojtjen e lëkurës. Meqenëse niveli i estrogjenit zvogëlohet pranë periodave tuaj, “lëkura juaj mund të jetë e predispozuar ndaj dhimbjes dhe ndjeshmërisë.”

4.Dhimbje në gojë dhe mishrat e dhëmbëve. Një e intervistuar tha: “Unë kam disa ndjesi të pakëndshme në gojën time. Dhëmbët e mi ndjehen si më të lirshëm. Mishrat e dhëmbëve janë të fryrë dhe të ndjeshëm. Dhe unë kam një dëshirë të laj dhëmbët çdo dy orë. Këto simptoma kalojnë pas disa ditësh, por deri atëherë, asgjë nuk gjej që të më ndihmojë”.

Kjo simptomë vjen nga rritja e estrogjenit dhe progesteronit që ndodh menjëherë përpara se të vijë perioda juaj. Kjo shkakton një ngritje të rrjedhës së gjakut në mishrat dhe gjithashtu ul aftësinë tuaj normale për të luftuar formimin e pllakave. Ky ndërtim pllakash mund të irritojë mishrat e dhëmbëve, duke i bërë ato të tendosura dhe të fryra si rezultat.

Lexo edhe: Pse mund të mpikset gjaku i periodave dhe kur duhet të shkojmë tek mjeku?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Çudia po zgjat përtej ditës...

A zgjat vërtet vetëm tri ditë çudia më e madhe? Jo, çudia ka filluar të zgjasë më shumë dhe ky është lajmi i mirë, mes të keqes që mund të...

Jo rastësisht kjo është fotoja...

“Zemër e di që unë ndoshta dukem shumë keq, por po bëj një foto para se të shkoj në shtrat në mënyrë që ta mbajmë mend këtë. Ajo është vetëm...

Si i zgjidhin konfilktet çiftet...

Paralajmërim: ky material nuk ka të bëjë me kush fiton apo kush ka të drejtë. Kur luftoj me partnerin tim, ndihem sikur bota po shembet përreth meje. Unë jam një...

Çfarë dua t’u mësoj fëmijëve...

Po bisedoja me burrin tim një ditë, kur krejt papritur më erdhi një mendim. "A mund të besosh se një ditë djalit tonë do t'i thyhet zemra dhe ne nuk...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X