4 Mënyra natyrore për të ngritur gjoksin tuaj

0 1

Gjoksi është një pjesë shumë e rëndësishme e bukurisë femërore dhe estetikës së trupit. Duke filluar nga mosha e pubertetit, gjoksi fillon të rritet derisa ne arrijmë pjekurinë në të njëzetat. Por ai fillon të ndryshojë formën në varësi të disa faktorëve, që mund të jenë ndryshimet hormonale, sjellja, dieta, zakonet e ushqimit, luhatjet drastike të peshës, zgjedhja e gabuar e reçipetave etj.

Për shkak të jetës së vrullshme që mund të bëjmë, ndodh që shpesh të neglizhojmë kujdesin për këtë pjesë të trupit.

Gjoksi mund të fillojë të rrudhet, të varet ose të humbasë fortësinë apo butësinë që kishte dikur.

Përveç operacioneve plastike që me siguri mund t’ju kenë shkuar ndërmend kur keni parë ndryshimin në gjoksin tuaj ka edhe disa mënyra të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë për ta ngritur dhe për ta kthyer në një formë të ngjashme me atë të dikurshmen.

1.Përdorimi i Aloe veras dhe vajit të bajames. Vaji i bajames sjell përmirësime të mëdha për tonifikimin e lëkurës. Ky vaj depërton në lëkurë dhe rrit qarkullimin e gjakut në gjoksin tuaj duke bërë rregullisht masazhe.  Ky vaj ndihmon më tej rigjenerimin e muskujve, riparimin e qelizave të lëkurës dhe e bën gjoksin më të shtrënguar. Nga ana tjetër xheli I aloe verës ka vlera të jashtëzakonshme shëruese që ndihmojnë lëkurën të luftojë kundër rrudhave, duke rritur në të njëjtën kohë elasticitetin e saj.  Aloe vera është gjithashtu një burim i pasur me antioksidantë që parandalojnë  dëmtimin e qelizave për shkak të radikaleve të lira dhe kështu, përmirëson strukturën e përgjithshme të gjirit, duke reduktuar kështu lëkurën e varur.

2.Përshtasni dietën që ju nevojitet. Ashtu si me çdo pjesë tjetër të trupit, edhe gjoksi kërkon një dietë të ekuilibruar të ushqimeve që përmbajnë karbohidrate komplekse, vitamina, minerale, proteina dhe yndyrna esenciale për të qenë të shëndetshëm. Pra, duke ngrënë një shumëllojshmëri frutash, perimesh, arrash, farat dhe proteina të tjera është një mënyrë e mirë për të qëndruar në formë. Shmangni ushqimet e përpunuara, kafeinën e tepërt ose alkoolin pasi mund të kenë efekte toksike në trupin tuaj.

3.Një maskë shtëpie me lëng kastraveci dhe të verdhë veze. Kastravecat njihen për vetitë e tyre hidratuese dhe rinovuese, ndërsa I verdhi i vezës është plot me vitamina, proteina, yndyrna dhe minerale thelbësore për rigjenerimin e lëkurës. Kjo maskë shërben si një përzierje shumë e dobishme për lëkurën që të hidratohet si dhe rrit elasticitetin e indeve në gjoks. Maska mund të bëhet një herë në javë për një orë dhe do ta shihni ndryshimin se si do të përmirësojë pamjen dhe do të ngrejë gjoksin.

4.Ushtrimet dhe noti. Ushtrimet fizike dhe noti janë mënyra shumë të mira për të stërvitur të gjithë muskujt e trupit por edhe për të ngritur muskujt e gjoksit. Gjithashtu ushtrimet dhe noti ju ndihmojnë të mbani një regjim të shëndetshëm kardiovaskular dhe të nxirrni yndyrën e tepërt nga trupi. Përveç kësaj ushtrimet bëjnë që gjoksi të ngrihet lart duke marrë formën dhe tonifikimin e duhur.

Lexo edhe: Si te tonifikojme gjoksin e varur pas gjidhenies?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X