4 gjërat “jo të mira” për të cilat askush nuk ju tregon kur doni të humbni peshë

0 0

Arritja e qëllimit për humbjen në peshë është përtej shpërblimit, është fuqizuese dhe e kënaqshme për këdo.

Siç mund ta dini tani, një peshë e shëndetshme përfshin shumë përfitime, duke përfshirë përmirësimin e gjumit, humorin dhe vetëbesimin.

Por humbja e peshës mund të ketë edhe disa efekte anësore si lëkura që lëshohet.

Më poshtë ju tregojmë disa nga pasojat, jo aq të mira që mund të shkaktohen në rast se humbni peshë dhe mënyrën se si t’i trajtoni këto çështje me besim dhe pozitivitet.

Pas të gjithave, kujtohuni se ka më shumë gjëra pozitive sesa negative rreth humbjes në peshë.

1. Lëkura e lëshuar.

Lëkura që lirohet (varet) pas humbjes së peshës mund të ndryshojë nga personi në person, por kryesisht varet se sa shpejt e humbni peshën dhe sa kile humbni. Mund të jetë joshës fakti që të humbi sa më shumë peshë që të mundni, sa më shpejt, por nëse i bëni këto rritet mundësia që të përfundoni me lëkurë të varur. Kjo pasi lëkura humb elasticitetin.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Shmangia e humbjes së shpejtë të peshës dhe ngritja e peshave të lehta, janë të dyja çelësi për të shmangur lëkurën e lirshme. Elasticiteti i lëkurës përcaktohet kryesisht nga mosha dhe gjenetika. Lëkura do të tendoset më ngadalë me kalimin e kohës për shumicën, kështu që humbja e peshës ngadalë do të sigurojë që lëkura juaj të mos mbetet e varur. Nëse rregullisht arrini të forconi lëkurën dhe muskujt tuaj sa herë humbni pak peshë do të keni një fizik të përshtatshëm.

  1. Ankthi rreth ngrënies

Krijimi i shprehive të reja dhe të shëndetshme është një gjë e mrekullueshme. Por ndonjëherë procesi i humbjes së peshës mund të prodhojë ndjenja të ankthit dhe frikës, veçanërisht në lidhje me ushqimin. Nëse dikush përpiqet qëllimisht të humbasë peshë, ka të ngjarë që ky person të jetë shumë i preokupuar me ushqimin, kaloritë, lëndët ushqyese dhe ndoshta edhe përbërës të veçantë.  Preokupimi intensiv rreth këtyre çështjeve mund të sjellë ankth dhe/ ose frikë rreth ngrënies, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Gara mund të fitohet vetëm me ngadalë dhe me vendosmëri. Përmirësimi i shëndetit tuaj është një qëllim i madh, por humbja e peshës nuk duhet të jetë suksesi juaj i vetëm. Në vend të kësaj, përqendrohuni në përfshirjen e sjelljeve të njëtrajtshme por praktike për promovimin e shëndetit në jetën tuaj. Kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë të krijoni një ekuilibër të shëndetshëm me ushqimin, por do të ndihmojë në shmangien e ankthit që mund të vijë me procesin e humbjes së peshës.

Një terapist gjithashtu mund të jetë një aleat i dobishëm sidomos nëse keni luftuar me problemet e peshës ose me ushqimin e çrregullt në të kaluarën. Ai mund t’ju ndihmojë të keni një marrëdhënie më të shëndetshme me ushqimin.

  1. Mungesa e mbështetjes

Kjo mund t’ju vijë si një tronditje, por fatkeqësisht jo të gjithë do të mbështesin përpjekjet tuaja për humbjen e peshës. Dhe kjo mungesë mbështetjeje nga të dashurit mund t’ju thyejë zemrën apo të prishë zakonet e juaja të përditshme për të qenë të shëndetshëm dhe t’ju bëjë të hiqni dorë. Për fat të keq, disa miq apo të afërm nuk do të kuptojnë ndryshimin e mënyrës së jetesës suaj dhe mund t’ju nxisin të hani ndonjë gjë më shumë me argumentin se nuk do t’ju shëndoshë.

Çfarë duhet të bëni: Mos lejoni që fjalët apo veprimet e të tjerëve t’ju ulin moralin. Pas të gjithave ju keni bërë diçka shumë të mirë për veten tuaj. Kur përballeni me këta njerëz duhet të kuptoni se jo gjithmonë ajo që ata thonë nënkupton keqdashje apo xhelozi. Nëse ky problem vazhdon mjafton që të flisni me këta njerëz dhe t’i ndihmoni të kuptojnë se komentet e tyre mund t’ju dëmtojnë.

Pavarësisht nga reagimi i njerëzve të tjerë, zgjidhni të përqendroheni te gjërat pozitive.

  1. Shpenzimi i parave për një gardërobë të re. Kush nuk ndihet mirë në një veshje të re dhe të bukur? Por ama për disa, që shkojnë dhe blejnë të gjitha rrobat e reja është shumë e lodhshme për të mos përmendur paratë që shpenzohen.

Ndonëse humbja e peshës është përgjithësisht një gjë pozitive, nëse keni nevojë për një gardërobë krejtësisht të re, mund të duhet të jepni paratë që nuk jeni të gatshëm të shpenzoni dhe kjo mund t’ju çojë në ankth.

Çfarë duhet të bëni: Nëse e keni humbur tashmë peshën ose jeni duke planifikuar, ka disa gjëra që mund të bëni për të kursyer para dhe për të ndihmuar në zbutjen e ankthit. Zgjidhni dyqanet që ofrojnë rroba me çmim shumë të lirë ose shisni rrobat e vjetra. Ka shumë mënyra të tjera se si të siguroni rrobat e duhura të përshtatshme pa pasur nevojë të shpenzoni shumë.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji ndihmon nenen te humbase peshe

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X