4-6 muajsh, fillimi i ushqyerjes se femijes

0 0

Zhvillimi i fëmijës

Gjatë këtyre muajve fëmija fillon të shfaqë progrese në fushën psikomotore të cilat do të vihen re çdo ditë që kalon. Ai fillon të mbajë ekuilibrin e kokës, të luajë me këmbët, të njohë fytyrat e personave që e rrethojnë, dhe gjithashtu edhe shikimi do të zhvillohet plotësisht. Kjo do të jetë periudha në të cilën nëna mund të fillojë të prezantojë tek fëmija ushqimet e ngurta. Kjo është fazë vërtet e rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Ushqyerja e mirë

Jo të gjithë fëmijët janë të njëjtë dhe për këtë arsye duhet të merrni dhe mendimin e mjekut pediatër në lidhje me ushqyerjen e fëmijës tuaj. Në përgjithësi prezantimi i ushqimeve të ngurta nuk bëhet më parë se java e 17-të dhe jo më vonë se java e 26-të e jetës së fëmijës, gjë e cila duhet të bëhet në mënyrë shumë graduale, duke mos e sforcuar fëmijën. Ushqyerja mund të fillohet me drithërat (mielli i orizit dhe më pas me rradhë) ose me purenë e frutave (mollë, dardhë).

Po supa?

Supa e fëmijës mund të fillohet në një moment më të vonë, dhe në fillim mund të përgatitet me lengun e perimeve (të ndara nga njëra tjetra) dhe drithëra, me purenë e perimeve dhe më pas të shtohet edhe mishi, peshku e me rradhë në varësi të moshës së fëmijës. Pasi keni prezantuar një ushqim të ri duhet të prisni disa ditë në mënyrë që të vëreni nëse fëmija mund të shfaqë shenja alergjie.

Mielli i orizit

Mielli i orizit mund të jetë një nga ushqimet e para që mund t’i prezantohet fëmijës. Drithërat e para nuk duhet të përmbajnë gluten. Nëse fëmija nuk ushqehet me qumësht gjiri, nëna mund t’ja japë atë duke filluar nga muaji i 4-t. Për t’i dhënë më shumë shije drithërave mund t’i shtoni edhe pure frutash.

Homogjenizat apo jo?

Do t’ju këshillonim që ushqimet e fëmijës tuaj t’i përgatisnit gjithmonë në shtëpi, duke u munduar të mos i jepni fruta apo perime që nuk janë të stinës. Si alternativë mund të përdoreshin edhe homogjenizatët e frutave, perimeve, mishit, peshkut, djathit etj, në varësi të nëvojës së fëmijës tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X