Supa e parë nuk harrohet asnjëherë, ose më saktë nëna nuk e harron asnjëherë. Ajo e konsideron si diçka shumë të rëndësishme kalimin nga ushqyerja me qumësht drejt ushqimeve të ngurta. Por cilat janë këshillat e duhura që mund t’i vijnë në ndihmë një nëne që është duke menduar t’i fillojë fëmijës supën?
Një këshillë e vlefshme: nëna duhet të përpiqet që të mos e ushqejë fëmijën me gjellën e drekës së familjes, kjo pasi ajo përmban kripë e cila nuk duhet të përdoret para se fëmija të shkojë 1 vjeç, pa harruar të përmendim faktin se fëmija duhet të provojë me rradhë të gjitha perimet të ndara nga njëra-tjetra.
Mënyra bazë
Perimet dhe mishi duhet të fillohen me rradhë në varësi të moshës së fëmijës si edhe të ndara nga njëra tjetra për të shmangur ndonjë alergji të mundshme. Perimet duhet të jenë të stinës dhe të freskëta. Gjithcka duhet të fillojë më një karrotë, kungull ose patate për të vazhduar më pas me perimet e tjera. Supa e parë mund të përbëhet nga lëngu i perimeve, drithërat dhe djathi parmixhan.
Por si të përgatisim lëngun pefekt për supën e fëmijës?
- Perimet mund të zihen, e rëndësishme është që zierja të jetë e ngadaltë dhe e gjatë, në mënyrë që lëngu të marrë të gjitha vlerat ushqyese , kripërat minerale dhe vitaminat e perimeve.
- Kripa nuk duhet të përdoret deri në vitin e parë të jetës;
- Nëse perimet janë biologjike mund të gatuhen me lëkurë, kjo pasi është pikërisht lëkura që përmban më shumë vlera ushqyese.
- Tuli i perimeve shërben më tepër për t’i dhënë shije supës, pasi vlerat më të shumta ndodhen në lëngun e saj;
- Lëngun e perimeve nuk keni arsye pse ta përgatisni cdo ditë,ju mund ta ruani atë në ngrirje dhe ta përdorni sa herë ju nevojitet.
Lexoni edhe: Supe krem karote dhe qumesht
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu