23 mënyra për të kontrolluar inatin

0 0
  1. Numëroni mbrapsht

Nëse jeni shumë të nevrikosur mund të nisni nga 100, nëse jeni më pak, nisni nga 10. Gjatë numërimit, do të ulet ritmi i rrahjes së zemrës dhe inati do të bjerë.

  1. Merrni frymë thellë

Frymëmarrja e shpeshtë rrit ankthin, ndërsa ajo e ngadalta dhe e thella bën të kundërtën.

  1. Dilni shëtitje

Aktiviteti fizik qetëson nervat dhe ul inatin. Ecni, merrni biçikletër, apo bëni një lojë me top.

  1. Qetësoni muskujt

Shtrëngoni dhe pastaj lironi muskujt në zona të ndryshme të trupit për të reduktuar inatin.

  1. Përsëritni një thënie

Gjeni një fjalë që ju qetëson, ju ul nervat dhe përsëriteni atë disa herë rresht sa herë të ndiheni të mërzitur.

  1. Bëni streçing

Rrotullimi i qafës ose shpatullave, janë shembuj të mirë të lëvizjeve të jogës që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll trupin tuaj.

  1. “Arratisuni” mendërisht

Qëndroni në një dhomë të qetë, mbyllni sytë dhe imagjinoni sikur jeni diku ku dëshironi, në një vend shumë të bukur.

  1. Dëgjoni muzikë

Lejojeni muzikën t’ju distancojë nga ndjenjat tuaja për disa çaste.

  1. Ndaloni së foluri

Kur jeni me nerva, mund të thoni fjalë për të cilat të pendoheni më vonë. Më mirë prisni të qetësoheni, pastaj flisni.

  1. Bëni pak pushim

Jepini vetes të drejtën për të pushuar, për të qenë vetëm, larg të gjithëve.

  1. Kryeni një veprim

Shkarkojeni energjinë negative, shkruani diçka, viztoni, ngjyrosni, bëni diçka të mirë për dikë, ndihmoni një njeri në nevojë.

  1. Gjeni zgjidhjen më të mirë për momentin

Shembull: Nëse jeni mërzitur sepse djali juaj e ka bërë dhomën e tij shumë rrëmujë, më e mira që mund të bëni në moment është thjesht të mbyllni derën derisa të qetësoheni e më pas mendoni për të sistemuar rrëmujën.

  1. Vonojeni pak reagimin

Mos reagoni menjëherë. Kjo vonesë do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje më të mira ndërkohë.

  1. Vizatoni një shenjë që tregon “Stop”

Shenja universale e stopit mund t’ju ndihmojë të reduktoni inatin.

  1. Ndryshoni rutinën tuaj

Përpiquni të bëni diçka ndryshe nga ajo që ju shkakton stres dhe inat.

  1. Flisni me një mikeshë

Ndani shqetësimin tuaj me dikë të besuar sepse mund t’ju ndihmojë ta shikoni situatën nga një perspektivë tjetër.

  1. Qeshni

Asgjë nuk e lufton humorin e keq, si humori i mirë.

  1. Praktikoni mirënjohjen

Gjeni një moment për t’u fokusuar në gjërat e mira dhe jini falënderuese për to.

  1. Shkruani një letër

Shkruani një letër apo mesazh për personin që ju ka shkaktuar inatin. Pastaj fshijeni. Të paktën ju do të keni shprehur atë që ndjeni.

  1. Imagjinoni sikur i keni falur

Të gjesh kurajon për të falur një person që të ka bërë diçka të keqe kërkon shumë forcë emocionale. Nëse nuk e bëni dot realisht, të paktën mendojeni.

  1. Praktikoni empatinë

Përpiquni të vini veten në vendin e personit tjetër, për të kuptuar arsyet dhe pozitën e tij/saj.

  1. Shpreheni inatin tuaj

Nuk ka asgjë të keqe të pranoni si ndiheni, përsa kohë që e përballoni në mënyrën e duhur.

  1. Bëhuni kreativë

Kthejeni inatin në diçka pozitive. Ujisni lulet, shkruani një poezi, bëni diçka artistike për të nxjerrë inatin.

Lexo edhe: 45 praktika per tu kujdesur per veten per nenat shume te ngarkuara






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X