20 gjëra që bëni përditë të cilat ju vënë në rrezik për t’u prekur nga kanceri

Të gjithë e dinë se disa aktivitete dhe zakone mund të rrisin rrezikun e kancerit, si pirja e duhanit, alkooli, ushqimet e përpunuara etj.




0 0

Ksshumë gjëra që bëjmë çdo ditë që gjithashtu mund të shkaktojnë rritje të rrezikut të kancerit.

Ka prova të mëdha që ne mund të zvogëlojmë normat e kancerit në popullsi përmes parandalimit.

Ja cilat janë gjërat e përditshme që mund të shkaktojnë kancer:

  1. Ekspozimi në diell. Në verë, e shkuara në plazh është një aktivitet shumë popullor. Por ndërsa qëndrimi në diell mund të të ndihmojë të ndihesh mirë, ai është gjithashtu shkaku kryesor i kancerit të lëkurës. Rrezet UV dëmtojnë fibrat në lëkurën tuaj dhe mund të shkaktojnë njolla, tumore, dhe kancer lëkure. Vendosni gjithmonë krem kur dilni në diell ose mbani veshje mbrojtëse.
  2. Nxirja me solar. Ju mund të mendoni se solari artificial do të ishte më i shëndetshëm sesa rrezet e diellit, por në fakt nuk është kështu. Pajisjet që bëjnë solar janë po aq të rrezikshme sa ekspozimi në diell.
  3. Fluturimi i shpeshtë. Nëse jeni një mjek i ndonjë kompanie ajrore, një pilot ose një stjuardesë etj, ju jeni në një rrezik shumë më të lartë të llojeve të ndryshme të kancerit. Stjuardesat femra kanë një rrezik 50% më të lartë të kancerit të gjirit sesa gratë në profesione të tjera. Ekipi është gjithashtu në një rrezik më të lart për kancerin e qafës së mitrës, tiroides, zorrës së trashë, mëlçisë dhe kancerit të stomakut.
  4. Pirja e duhanit. Ekzistojnë 4,800 substanca toksike të gjetura në cigare dhe ju thithni të paktën një prej tyre sa herë që ndizni një cigare. Nëse pini duhan, jeta juaj është së paku dhjetë vjet më e shkurtër se jo-duhanpirësit, dhe rreziku juaj për sulme në zemër, sëmundje të mushkërive dhe lloje të ndryshme të kancerit rritet.
  5. Alkooli mund të jetë i mirë për zemrën tuaj – shpesh dëgjon njerëzit të thonë se një gotë verë në ditë është e dobishme. Megjithatë, ka shumë hulumtime që sthonë se konsumi i rregullt i alkoolit mund të përbëjë një rrezik. Konsumi i alkoolit ka treguar se rrit zhvillimin e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mëlçisë dhe kancerin e ezofageal.
  6. Ekspozimi ndaj tymit “të dorës së dytë”. Edhe nëse nuk pini duhan, ekspozimi ndaj tymit mund të rrisë rrezikun e kancerit.
  7. 8% e të gjitha llojeve të kancerit mund t’i atribuohen mbipeshës ose obezitetit, kështu që humbja e peshës mund t’ju ndihmojë të ulni rrezikun e kancerit, përfshirë kancerin e mëlçisë, kancerin e pankreasit, kancerin e veshkave, kancerin e gjirit etj.
  8. Bërja e thonjëve. Xheli i thonjve ka përbërës që shkaktojnë kancer. Kimikate si trifenil fosfati, tolueni dhe dibutil ftalati mund të shkaktojnë kancer. Këto kimikatë nuk ndikojnë vetëm tek klientët por edhe tek manikyristja.
  9. Pirja e ujit të çezmës. Është thënë prej kohësh se uji që vjen nga rubineti mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Në ujin e çezmës gjenden shumë kimikate që filtrat nuk i heqin dot, prandaj ose vendosni një filtër të mirë në shtëpi ose blijeni ujin që pini.
  10. Shumë të rritur punojnë të ulur në një tavolinë për tetë ose më shumë orë çdo ditë. Mungesa e aktivitetit fizik ju rrit rrezikun për kancerin. Rritja e aktivitetit në jetën tuaj mund të ndihmojë në përmirësimin e sistemit imunitar, zvogëlimin e inflamacionit dhe uljen e niveleve të rrezikut të kancerit.
  11. Puna natën vonë. Lidhja midis gjumit dhe kancerit është ende një fushë që po studiohet, por disa studime kanë treguar se ekziston një lidhje midis gjumit të pakët dhe rrezikut të kancerit. Njerëzit me çrregullime të gjumit mund të kenë një shkallë më të lartë të kancerit të gjirit dhe të prostatës.
  12. Ekspozimi ndaj radonit. Jo shumë njerëz e dinë për rrezikun e ekspozimit ndaj radonit. Radoni është një gaz radioaktiv që gjendet natyrshëm në ajër, tokë dhe ujë dhe është kancerogjenik në sasi të koncentruar. Radoni është një gaz natyror dhe disa vende kanë norma më të larta. Por materialet e ndërtimit gjithashtu mund të lëshojnë radon. Për fat të mirë ju mund të provoni ekzistencën e këtij gazi dukë bërë një test dhe ka aparatura që e zvogëlojnë sasinë e këtij gazi.
  13. Larja dhe tharja e rrobave në pastrim kimik. Shumica e proceseve të pastrimit nëpër këto dyqane përdorin një kimikat të quajtur “minuta”, i cili është i rrezikshëm për shëndetin. Ky kimikat ju vë në rezik më të lartë për kancerin e ezofagut, veshkave dhe fshikëzës.
  14. Virusi Papilloma i njeriut (HPV) është infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm dhe shumë njerëz me HPV nuk kanë simptoma. Megjithatë, edhe pa shfaqur simptoma, njerëzit me HPV kanë një rrezik të lartëtë zhvillimit të disa llojeve të ndryshme të kancerit. Nëse nuk keni HPV, marrja e vaksinimit Gardasil mund t’ju mbrojë kundër infeksioneve. Nëse jeni mbi 26 vjeç, vaksina mund të mos jetë efektive. Në këtë rast, është e domosdoshme që të kontrolloheni rregullisht nëse jeni seksualisht aktivë.
  15. Ushqyerja me mish të përpunuar. Gati të gjithë e duan mishin e përpunuar. Megjithatë, studimet tregojnë se ngrënia e mishit të përpunuar rrit rrezikun e kancerit të stomakut dhe kolorektal. Mishrat e përpunuara janë bërë në përgjithësi me nitrat dhe nitrit që mund të formojnë nitrosamina kur nxehen. Këto komponime kancerogjene mund të krijojnë dhe të shkaktojnë probleme.
  16. Konsumimi i pijeve të nxehta. Shumë njerëz pinë kafe ose çaj të nxehtë, sidomos në dimër. Por pijet e nxehta mund të rrisin kancerin ezofagial.
  17. Kontenierët për ngrohje. Nëse keni përdorur kontenierin ku ishte ruajtur produkti (për shembull kremviçe) dhe në të njëjtën enë i keni ngrohur ato, ju mund ta keni ekspozuar veten ndaj stirenit. Stireni përdoret për ambalazhimin e një sërë sendesh. Studimet kanë treguar se ekspozimi i përsëritur ndaj këtij kimikati mund të rrisë rrezikun e kancerit si leuçemia dhe limfoma, si dhe kancerit të pankreasit ose ezofagut.
  18. Konsumi i mishit të kuq. Ashtu si mishi i përpunuar, edhe mishi i kuq mund të përmbajë gjithashtu nitratet dhe nitritet. Megjithatë, edhe pa këto komponime, procesi i gatimit dhe konsumimi i mishit të kuq mund t’ju ekspozojë ndaj përbërësve të tjerë që shkaktojnë kancer, si amina heterociklike (HCA) dhe hidrokarburet aromatike policiklike (PAHs).
  19. Seksi i pambrojtur. Seksi ka disa përfitime shëndetësore, si ulja e stresit dhe rritja e sistemit imunitar. Megjithatë, edhe seksi i pambrojtur vjen me rreziqet e veta. Më e rëndësishmja, nëse keni marrëdhënie seksuale të pambrojtura, jeni në rrezik për sëmundjet SST si klamidia, e cila është e lidhur me rrezikun e kancerit.
  20. Kopshtaria. Nëse e doni kopshtin, ndoshta ju i urreni erërat e këqija. Por, për fat të keq, nëse zgjedh të kujdesesh për t’i hequr këto barëra të këqija e vë veten në rrezik. Glifosati, produkti më i përdorur zakonisht është kancerogjen ndaj njerëzve.

Lexo edhe: 11 veprimet që dëmtojnë shëndetin tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X