Kërcisni duart dhe gishtat
Ky zakon jo vetëm mund të shkaktojë bezdi tek të tjerët, por ju dëmton edhe juve. Nëse e bëni për një kohë të gjatë, duart tuaja do të fryhen dhe do të keni nyja shumë të dobëta. Megjithatë kjo nuk përbën rrezik për artritin.
Kafshoni thonjtë
Kjo mund të dëmtojë dhëmbët dhe lëkurën rreth thonjve. Gjithashtu mund të merrni një sërë sëmundjesh për shkak të mikrobeve që gjenden tek thonjtë. Shpesh stresi është shkaktari kryesor për kafshimin e thonjve dhe nuk ka asgjë të keqe të këshilloheni me një mjek për këtë problem.
Nuk plotësoni orët e gjumit
Nëse nuk bëni 7-8 orë gjumë gjatë natës, do të keni shumë probleme. Gjatë ditës do të ndiheni të lodhura, nuk do të keni përqëndrim dhe jeni të rrezikuara për t’u prekur nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe diabeti.
Dëgjoni muzikë me kufje me zë shumë të lartë
Nëse bëni diçka të tillë, rrezikoni që të humbisni dëgjimin më vonë.
Rrini në internet përpara se të flini
Diçka e tillë do t’ju shkaktojë çrregullime të gjumit. Nëse dëshironi të lexoni, merrni më mirë një libër.
Qëndroni ulur për një kohë të gjatë
Kjo ngadalëson metabolizmin tuaj dhe për rrjedhojë mund të shtoni shumë në peshë si dhe lidhet me sëmundjet e zemrës.
Pini shumë alkool
Nuk duhet të pini më shumë se një gotë në ditë, nëse jeni pijedashëse. Alkooli mund të bëhet shkak për një sërë sëmundjesh si ato të zemrës, mëlçisë, kocakve apo llojeve të ndryshme të kancerit.
Hani shumë dhe shpejt
Edhe nëse hani gjëra të shëndetshme, nuk duhet a teproni me sasinë dhe nuk duhet të hani shpejt sepse nuk ju bën mirë për shëndetin. Ushqimet duhen përtypur mirë dhe në sasinë e duhur.
Neglizhoni pastrimin e dhëmbëve me fillin dentar
Larja e dhëmbëve nuk mjafton për t’i mbrojutr ata. Pas larjes duhet edhe t’i pastroni me fillin dentar.
Shpenzoni shumë kohë vetëm
Nëse qëndroni shumë gjatë vetëm, pa shoqërinë e askujt, ka shumë shanse t’ju rritet presioni i gjakut, depresioni etj.
Bëni solar
Rrezatimi që merrni nga solari është i dëmshëm për lëkurën tuaj. Sa më herët të bëni solar, aq më të rrezikuara do të jeni nga kanceri i lëkurës.
Lexo edhe: 10 zakonet qe do t’ju bejne te ndiheni nje nene e suksesshme
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu