Kontrolloni rrezikun e kancerit të gjirit duke mbajtur një bark të sheshtë

0 0

Një dietë e ekuilibruar që ju lejon të mbani nën kontroll peshën, me një bark të sheshtë lufton kancerin e gjirit, një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes së femrave çdo ditë. Nëse shkaku parësor i sëmundjes ende nuk dihet, në fakt, mbipesha është ndër faktorët më të njohur të rrezikut.

Vëmendje peshës dhe madhësisë së belit

Disa studime kanë theksuar, gjatë viteve, rolin e luajtur nga shtimi i peshës dhe obeziteti në fillimin e kancerit të gjirit. Hulumtimet e fundit të botuara në revistën mjekësore Nature Communications në veçanti kanë konfirmuar funksionin e yndyrës së barkut si një parashikues i këtij rreziku. Pas studimit të indeksit të masës trupor dhe madhësisë së belit në mbi njëzet e gjashtë mijë njerëz, studimi tregoi se burrat dhe gratë me indeksin më të lartë se 30 (dhe për këtë arsye konsideroheshin të mbipeshë) kishin 33% dhe 22% respektivisht më shumë rrezik për t’u prekur nga kanceri (kolorektal, endometrial, i ezofagut, i fshikëzës së tëmthit, pankreasit, veshkave dhe gjirit) krahasuar me njerëzit me peshë normale. Përqindje shumë të ngjashme janë vërejtur si te meshkujt ashtu edhe te femrat – në krahasim me ata që kishin ndryshime të masës së belit përtej normave të lejuara.

Hulumtimi ka treguar se në veçanti pas menopauzës rritja e peshës lidhet me një rrezik në rritje të zhvillimit të formave agresive të kancerit të gjirit. Hulumtuesit gjetën gjithashtu se vendndodhja e yndyrës së tepërt mund të bëjë dallimin: kur vendndodhja ishte në bark, në fakt, rreziku u rrit deri në 56%, me rast të veçantë të formave më invazive. “Kjo do të thotë se në studimet tona duhet të shtojmë edhe vëmendjen ndaj mbipeshës së butë dhe lokalizimit të indit dhjamor, i cili funksionon si një shkak i vërtetë për sëmundjet tumorale”,- shpjegojnë autorët e studimit.

Me diagnozën adekuate të hershme shanset për të fituar luftën ndaj këtij lloj kanceri janë të larta.

Lexo edhe: Ushqyerja brenda nje kohe prej 8 oresh cdo dite mund t’ju mbroje nga kanceri i gjirit

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X