11 ushqimet qe duhen shmangur gjate shtatzanise sipas Health Magazine

0 0

Gjatë shtatzanisë ndodh një fluks ndryshimesh në trupin e nënës. Secila femër, duhet të tregojë një kujdes të veçantë në të ushqyer, duke ndjekur një dietë të balancuar në mënyrë që të jetë në gjendje të për të ruajë një shëndet të mirë për veten e saj dhe të fëmijës që pret. Ecuria e mirë e shtatzanisë është e lidhur ngushtë me çdo ushqim që nëna konsumon, prandaj është shumë e rëndësishme që nënat të tregohen të kujdesshme ndaj ushqimeve që duhen shmangur gjatë shtatzanisë.

Më poshtë ju paraqesim një listë të ushqimeve që këshillohen të mos konsumohen gjatë shtatzanisë:

  1. Ushqimet me kalori të tepërta

Shumë nëna gjatë periudhës së shtatzanisë e rrisin sasinë e ushqimit me idenë se tashmë nevojat e organizmit janë sa për dy persona, por kjo është e gabuar pasi do të rritet rreziku që nëna të marrë peshë të madhe. Shtimi i peshës gjatë shtatzanisë rrit rrezikun për komplikime shëndetësore  si diabet, abort dhe pre-eklampsi. Dietologët këshillojnë që marrja e sasisë së kalorive në ditë për një grua shtatzanë në tremujorin e parë duhet të jetë rreth 1800 dhe më pas të rritet gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë respektivisht.

  1. Lëngjet industriale të frutave dhe qumështin jo të pasterizuar

Konsumimi i lëngjeve të gatshme të frutave, gjalpit, djathit dhe qumështit jo të  pasterizuar duhet të shmanget nga nënat në pritje të një fëmije. Në këto ushqime janë të pranishmë bakteret e dëmshme si Campylobacter, Escherichia Coli, Listeria, dhe Salmonella. Fetusi mund të infektohet lehtësisht nga këto baktere duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin e tij.

  1. Mishin e pa gatuar

Mishi i pagatuar mirë dhe i tymosur mund të kthehet në burim strehimi për bakteret e dëmshme si Salmonella, Listeria, Toksoplazmoza dhe E.coli. Këto baktere janë të pranishme edhe në shtresat e thella të mishit prandaj këshillohet që ai të jetë i gatuar plotesisht para se te konsumohet. Ato mund të shkaktojnë në shëndetin e fëmijës  probleme si verbëri, epilepsi, prapambetje mendore apo probleme neurologjike.

  1. Disa lloje të peshkut

Peshku njihet si një ndër ushqimet më të ushqyeshme për t’u konsumuar nga nënat, mirëpo disa variatete të tij këshillohet të shmangen gjatë shtatzanisë. Peshqit e përmasave të mdha si për shembull peshkaqeni, peshku shpatë dhe peshku ton përmbajnë elemente toksike si  merkuri. Sasia e lartë e mërkurit  të konsumuar mund të dëmtojnë sistemin imunitar, veshkat dhe sistemit nervor.  Megjithatë edhe llojet e tjera të peshqve këshillohen të hahen në sasi të kontrolluar pasi akumulohet një sasi e lartë merkuri nga ata nëse jetojnë në ujra më mbeturina industriale.

  1. Peshkun krudo si edhe të pjekur shumë (edhe sushin)

Peshku i pagatuar përmban sasi të lartë të bakterit të Listerisë. Infeksioni i shkaktuar nga Listeria përhapet nga nëna në foshnjen e palindur edhe kur nëna nuk ka treguar asnjë simptomë të infeksionit. Kjo mund të çojë në abort, lindje të parakohshme ose fëmijë të lindur me defekte fizike.

  1. Vezët e pagatuara mjaftueshëm

Gruaja shtatzënë duhet të jetë shumë të kujdesshme në shmangien e vezëve të pagatuara mirë si edhe ndaj të gjitha ushqimeve që përmbajnë këtë si një përbërës (salcë për sallatë, akulloret, makaronat karbonara etj), kjo pasi rritet rreziku që nëna të preket nga Salmonela. Nena e infektuar mund te shfaqë simptomat e dhimbjeve të stomakut, të vjellave dhe diarresë dhe në raste ekstreme mund të përjetojë kontraksione në mitër që sjellin lindje të parakohshme.

  1. Ushqimet e kontaminuara me Bisphenol A (BPA)

Bisphenol-A është një përbërës industrial i përdorur gjërësisht në prodhimin e plastikës për veshjet dhe shishet e ujit. Kjo përbërje mund të dëmtojë trurin dhe zhvillimin riprodhues të fetusit. Në vitin 2012, “Food and Drug  Administration” e ndaloi shitjen e biberonave të bebeve që përmbanin  Bisphenol A (BPA), mirëpo në shumë shtete vazhdon prodhimi i tyre akoma. Niveli i vogël i ekspozimit ndaj BPA nuk është i dëmshëm për të rriturit.

  1. Perimet e papërpunuara dhe të palara

Salmonela është një nga bakteret infektive që zakonisht gjenden në perimet e papërpunuara si tërfili, rrepë, lakër, dhe jonxhë. Bakteret si Salmonella, Escherichia Coli, Toxoplazmoza dhe Listeria, janë shumë të pranishme në shumicën e tokave. Perimet dhe frutat mund të kontaminohen me këto baktere në shumë mënyra, duke bërë që fetusi të jetë tepër i rrezikuar. Foshnjat zakonisht infektohen me Toxoplazmoza ndërsa janë ende në barkun e nënës dhe mund ta mbartin në gjendje pasive bakterin në trup  për shumë vite edhe pas lindjes. Por më vonë, bakteri bëhet aktiv dhe mund të shkaktojë verbëri dhe aftësi të kufizuara intelektuale.

  1. Ushqimet e fastfood

Ushqimet e fastfood-ëve përmbajnë sasi të tepërta të kalorive boshe si sheqeri dhe yndyra e shtuar. Ato rrisin rrezikun për shtimin e peshës së tepruar nga gratë gjatë shtatëzanisë dhe mund të çojnë në zhvillimin e tipit të dytë të diabetit si edhe sëmundjeve të zemrës. Shtimi i lartë i peshës gjatë shtatzanisë mund të çojë edhe në ndërlikime në lindje.

  1. Sasia e madhe e kafeinës

Kafeina gjendet e pranishme në pije si kafe, çaj, kakao, cokollatë etj. Për gratë shtatzëna nuk këshillohet të konsumohet më shumë se 200 mg kafeinë në ditë. Kafeina nga trupi i nënës kalon direkt në trupin e fetusit i cili i ka akoma të pazhvilluara enzimat për ta tretuar atë. Sasia e lartë e kafeinës mund të sjelle rritje të dobët të fetusit dhe lindjen e tij nën peshë.

  1. Alkooli

Sipas të gjitha pohimeve mjekësore, një grua shtatzënë duhet të qëndrojë larg pijeve alkoolike për shëndetin e fëmijës. Pijet alkolike rrisin shanset për abort dhe mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës.  Një tjetër rrezik më i madh me konsumin e alkoolit nga gruaja shtatzënë është sindroma e fetusit të alkoolizuar, që shoqëohet me deformime, sëmundje të zemrës dhe ngadalësim të funksionimit të sistemit nervor.

Lexoni edhe: Embelsirat gjate shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X