10 zakone te keqija te gjumit te femijeve

0 0

Gjumi i fëmijës është kthyer në një shqetësim për shumë prindër, dhe ndonjëherë ata ndihen gati të pashpresë në lidhje me këtë fakt. Por nëse dëshironi që ky problem të ketë një zgjidhje duhet të largoni këto zakone të këqija tek fëmija.

  • Konsumimi i ushqimit para gjumit. Kjo do të bëjë që fëmija të ndiejë dhimbje barku ose nevojë për të pirë ujë duke qënë se ushqimi do ta ketë të vështirë të tretet.
  • Konsumimi i pijeve me gaz dhe për më tepër energjike. Këto janë pije që duhet të evitohen në çdo moment, dhe kryesisht para gjumit. Pijet me sheqer dhe kafeinë ndikojnë në mënyrë direkte në cilësinë e gjumit.
  • Mosplotësimi i nevojave fiziologjike si edhe higjena jo e mirë personale. Nëse fëmija është i porsalindur duhet t’i ndërohet bebelina edhe pse keni shumë pak kohë që ja keni ndërruar. Nëse tashmë ai nuk përdor më një bebelinë, duhet ta bëni atë të urinojë në banjo. Gjithashtu ai duhet të pastrohet (duart, fytyra, dhëmbët) para se të shkojë në shtrat, kjo pasi disa fëmijë e kanë vërtet të vështirë të flejnë nëse nuk lahen.
  • Mbilodhja. Nëse mendoni se duke e lodhur fëmijën do të flejë më shpejt dhe mirë gaboheni!
  • Kryerja e lojërave stimuluese. Para se të shkojë për të fjetur fëmija duhet të kryerjë veprimtari qetësuese si për shembull një masazh, leximi i një përralle, recitimi i një vjershe etj.
  • Mungesa e një rutine. Nëse mungon një rutinë, fëmija do ta ketë tepër të vështirë të kuptojë atë veprim që pason dhe në këtë rast gjumi.
  • Të ndjekurit e një emisioni në televizor. Televizori përfaqëson një instrument stimulimi, sidomos për fëmijët e vegjël.
  • Videolojërat dhe tabletët. Ata përveç faktorëve negativë që sjellin në lidhje me përqëndrimin e fëmijës, favorizimin e agresivitetit etj, ndikojnë negativisht edhe në cilësinë e gjumit.
  • Spostimi nga krevati bashkëshortor në atë të vetin. Fëmija duhet të flejë gjatë gjithë natës në të njëjtin vend, dhe nëse keni mundësi bëni që ky të jetë krevati i tij personal.

Lexoni edhe: https: Cili eshte orari me i pershatshem per gjumin e femijes tuaj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X