Shpesh, kur bëheni prindër, ndryshojnë zakonet, sjelljet, vendimet e prioritet. Nënat dhe baballarët e gjejnë veten shpesh duke bërë gjëra që nuk i preferojnë, për hir të fëmijëve të tyre.
Bisedat në grup në rrjete sociale
Një një kohë kur teknologjia po njeh zhvillimin më të madh të saj, është e pamundur që prindërit të mos e gjejnë veten të përfshirë në biseda me prindërit e fëmijëve të tjerë për detyrat, oraret e shkollës, ditët e pushimit etj.
Festat e ditëlindjeve
Duke marrë parasysh që grupet e kopshtit ose klasat kanë të paktën 15 fëmijë, këto festa do të jenë shumë të shpeshta dhe të kërkojnë shumë angazhim për prindërit.
Përrallat përpara gjumit
Pas një dite të lodhshme me shumë angazhime, prindërit do të donin të flinin e të pushonin, por nuk mund ta bëjnë këtë pa vënë më parë në gjumë fëmijët, duke iu lexuar e treguar përralla.
Entuziazmi për ditën e kaluar në shkollë
Shpesh prindërit e gjejnë veten “të pushtuar” nga fëmija që tregon gjithçka ka bërë në shkollë, duke sjellë edhe objekte në shtëpi. Kjo gjë mund t’i lodhë prindërit, por ata duhet të tregohen entuziastë për të inkurajuar fëmijët.
Aktivitetet në shtëpi
Fëmijët ndonjëherë kanë dëshirë që shumë lojëra që zhvillojnë në klasë t’i bëjnë edhe në shtëpi. Kështu mund t’ju duhet që tryezën, dhomën e ndenjes ose ambiente të tjera t’i ktheni në dispozicion të fëmijës suaj.
Pasditet në park
Edhe nëse dëshironi të shijoni qëndrimin në shtëpi, fëmijët tuaj kanë nevojë për shëtitje. Jeni të detyruar t’i nxirrni në park.
Veshjet për festa në shkollë
Kjo kërkon shumë angazhim e shpenzim nga prindërit, sepse secili dëshiron që fëmija i tij të duket më i bukuri.
Jeni të detyruar të shikoni filma vizatimorë
Bashkë me fëmijët do të detyroheni të shikoni çfarë duan ata dhe jo çfarë dëshironi ju.
Mbledhja e lodrave
Kur fëmijët kanë mbaruar së luajturi, jeni të detyruar të mblidhni grumbullin e madh të lodrave të tyre.
Duhet të njihni personazhet vizatimorë
Doni apo nuk doni, fëmijët do t’ju flasin shpesh për ta e do t’ju bëjnë pyetje. Duhet t’i njihni në mënyrë që të përgjigjeni.
Lexo edhe: Kur dhe si te nderhyni nese femija juaj perfshihet ne nje zenke?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu