10 arsyet pse urina juaj mund të ketë erë vërtet të çuditshme

Për shumicën e njerëzve, urinimi është një detyrë kaq e përditshme sa e bëjnë pa menduar shumë.




0 0

Por ndodh që kur uleni dhe urinoni vëreni që urina ka një erë të rëndë.

Ka disa shkaqe pse ndodh kjo:

1.Ju jeni të dehidratuar. Ky është shkaku numër një i erës së fortë të urinës. Mos pirja e mjaftueshme e ujit. Kur trupi juaj dehidratohetet, urina ka erë të fortë dhe duket me ngjyrë të errët. Kjo është mënyra e trupit tuaj për t’ju thënë që duhet të hidratoheni. Mos prisni derisa urina juaj të jetë e verdhë që të pini ujë shtesë. Mbani gjithmonë afër një shishe me ujë dhe pini sa herë që ta ndieni. Nëse hidratoheni mirë urina juaj do të marrë një ngjyrë më të zbehtë dhe kur ajo është shumë e qartë kjo tregon që jeni shumë të hidratuar. Sasia optimale e ujit çdo ditë është të paktën 8 gota.

2.Keni ngrënë diçka të çudtishme. A keni ngrënë ndonjëherë asparagus dhe keni vërejtur se urina juaj ka pasur erë më pas? Ju nuk jeni të vetmit: 40 për qind e njerëzve në të vërtetë mund të nuhasin një ndryshim në urinën e tyre pasi hanë asparagus, sipas një studimi të vitit 2016 në British Medical Journal. Por asparagus nuk është ushqimi i vetëm që mund të ndryshojë erën e urinës tuaj. Disa ushqime si lakra, qepa, disa erëza, hudhra, kerri, salmoni, alkooli dhe madje edhe kafeja mund të ndryshojnë erën. Nga ana tjetër ananasi bën që urina të ketë një erë më të ëmbël. Një dietë e pasur me kripë mund të bëjë që urina juaj të jetë më e përqendruar, duke i dhënë asaj një aromë më të fortë se ajo që mund të jeni mësuar. Por nëse kripa e shumtë është shkaku i urinës suaj me erë, mund të keni probleme më të mëdha. Disa studime kanë lidhur dietat e pasura me kripë me ulçerën  në stomak dhe infeksione, dhe një tepricë e kripës gjithashtu mund t’ju mbajë të dehidratuar sepse natriumi nxjerr ujë nga qelizat tuaja dhe në gjakun tuaj.

3.Keni konsumuar kafe. Disa njerëz “mund të vërejnë një erë interesante kur konsumojnë kafe. Kjo erë është për shkak të metabolitëve nga komponimet në kafenë tuaj. Kjo mund të ketë lidhje me faktin se kafeja është diuretike dhe mund të jeni dehidratuar Por nëse zbuloni se akoma keni urinë me erë të keq edhe kur nuk pini kafe, ia vlen të shkoni tek mjeku juaj.

4.Ju keni një infeksion të traktit urinar. Arsyeja më e zakonshme mjekësore për urinën me erë të keqe tek gratë është një infeksion i traktit urinar. Në fakt, urina që ka një erë të fortë të amoniakut, ose një aromë pak të ëmbël është shpesh indikacioni i parë që keni një UTI. Bakteret që shkaktojnë infeksion prodhojnë erë, përveçse urina juaj mund të shfaqet në një ngjyrë disi të kuqe dhe ju jep ndjesi djegie.  Nëse dyshoni për një UTI, bisedoni menjëherë me mjekun që të mund të filloni një antibiotik.Edhe pasi të keni mbaruar ato antibiotikë jinni vigjilentë rreth aromës dhe ngjyrës së urinës.

5.Mund të keni diabet ose para-diabet. Një nga mënyrat e para që tregon se shfaqet diabeti është në banjë, duke bërë që të keni nevojë të urinoni më shpesh Për shkak se trupi juaj nuk përpunon sheqerin në të njëjtën mënyrë si të tjerët, ju mund të keni gjithashtu urinë me erë të këndshme, falë sheqerit shtesë që ekskretohet nga veshkat tuaja. Kështu që nëse e gjeni veten duke vrapuar në tualet më shpesh se zakonisht, ju mund të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.  Me shumë mundësi, urina me erë të këndshme do të jetë një shenjë e diabetit tip 2 – lloji që ndodh kur trupi juaj nuk prodhon insulinë mirë dhe prandaj nuk mund të rregullojë sheqerin në gjak, sesa tipi 1, i cili është shumë më i rrallë dhe ndodh kur trupi i dikujt nuk prodhon insulinë fare.

6.Ju përdorni sprai aromatizues. Nëse jeni akoma duke përdorur diçka të tillë duhet të ndaloni urgjentisht. Jo vetëm që sprai nuk e pastron vaginën tuaj por gjithashtu mund të shkatërrojë mikrobiomën e zonës suaj gjenitale duke bërë që aroma e erërave të këqia të përkeqësohet në vend që të përmirësohet dhe kjo përfshin edhe erën e urinës. Shumë nga shkaqet e urinës me erë  kanë të bëjnë me bakteret, dhe përdorimi i spraieve bën që të shkatërrohen bakteret natyrale rreth vaginës.  Shkatërrimi i tyre në këtë mjedis kaq delikat mund të dyfishojë rrezikun e kancerit të vezores. Nëse jeni të shqetësuar për erën e vaginës tuaj, shihni menjëherë tek një mjek për të parë shkakun e vërtetë në vend që të përpiqeni të përdorni sprai aromatizues.

7.Ju keni gurë në veshka. Gurët në veshka janë masa të forta që mund të formohen në veshkat tuaja kur disa kimikate në urinën tuaj fillojnë të kristalizohen. Nëse kjo nuk është mjaft e qartë, le ta sqarojmë: Gurët në veshka formohen prej urinës dhe ndërsa guri në veshka përpiqet të dalë me urinën ai mund të shkaktojë edhe një infeksion të traktit urinar që bën që kjo e fundit të ketë erë të keqe. Gjithashtu mund të keni dhimbje në shpinë ose në njërën anë.

8.Po krijohet një infeksion maja. Infeksionet maja ndodhin kur kërpudhat natyrale që jetojnë në vaginën tuaj ashpërsohen. Ndonjëherë ky lloj infeksioni qëndron i fshehur dhe zbulohet ndodh zakonisht kur merrni antibiotikë, jeni shtatzënë, keni diabet të pakontrolluar, keni një sistem imunitar të dëmtuar, ose filloni të merrni ose pilulat hormonale kundër shtatënisë ose hormonet e rekomanduara për menopauzën.  Infeksionet maja kanë një erë të  veçantë falë mosbalancimit të baktereve vaginale. Dhe duke qenë se uretra është shumë afër me vaginën, edhe urina mund të marrë erë.

9.Ju keni një çrregullim gjenetik për të cilin nuk dini gjë. Kjo mund të ketë më pak gjasa që të ndodhë por mund të keni një gjendje mjekësore të quajtur trimethylaminuria, e cila ju jep erë të tmerrshme të trupit pa marrë parasysh se lani dhëmbët, bëni dush etj.  Sipas Institutit Kombëtar të Kërkimit të Gjenomave Njerëzore, trimetillaminuria është më e zakonshme tek gratë, dhe simptomat mund të përkeqësohen ose bëhen më të dukshme rreth pubertetit, para ose gjatë periodave, pas marrjes së kontraceptivëve orale, ose rreth menopauzës. Nuk ka shërim për këtë sëmundje, por duke punuar me mjekun tuaj, ekzistojnë disa mënyra se si mund ta menaxhoni.

10.Jeni duke ovuluar ose jeni shtatzënë. Të njëjtat hormone që ndihmojnë për të krijuar një foshnjë (estrogjen dhe progesteron) funksionojnë gjithashtu gjatë ciklit tuaj të rregullt, megjithëse në një shkallë më të vogël. Që do të thotë që ju mund të jeni më të vetëdijshëm për aromën e urinës tuaj kur ovuloni. Ndërsa hormonet nuk janë duke e ndryshuar domosdoshmërisht erën e urinës tuaj, ato po e përmirësojnë aftësinë tuaj për ta nuhatur atë, duke e bërë aromën e amoniakut më të “ndjeshme” për ju.

Lexo edhe: Infeksionet e traktit urinar trefishojnë riskun për ishemi në 30 ditët e ardhshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X