Studimi: 70% e grave vuajnë nga dobësimi i fshikëzës së urinës por kanë turp të flasin

Shtatë në dhjetë gra kanë lagur të paktën njëherë veten për shkak të dobësimit të fshikëzës, thotë një studim i publikuar së fundmi.




0 0

Hulumtimet zbuluan se edhe pse kjo temë është konsideruar tabu dhe tradicionalisht është lidhur me gratë në moshë, mund të ndodhë dhe tek gratë e reja.

Kjo pasi u zbulua se një në tre gra të moshës 18-24 vjeç kanë pasur gjithashtu një “incident”.

Për më tepër, rreth 16 për qind e femrave që vuajnë nga kjo gjendje të paktën njëherë në ditë, nuk kanë mundësi të dalin jashtë e të qëndrojnë aq sa duan, të qeshin me miqtë apo të kolliten para të tjerëve.

Tështitja dhe kërcimi janë shkaku më i zakonshëm pse mund të ndodhë që këto gra të urinojnë në mënyrë të pavullnetshme, ndërsa 13 për qind nuk janë në gjendje të kontrollojnë veten kur ngrejnë diçka të rëndë dhe një përqindje e njëjtë është edhe për gratë që bëjnë ushtrime.

Studimi i 2,000 grave gjithashtu zbuloi se pothuajse gjysma e tyre nuk ndiheshin rehat duke mos I thënë askujt – madje as një të afërmi apo miku të besuar.

Një në katër gra nuk diagnostikohen

Një e katërta e grave që mendojnë se kanë dobësim të fshikëzës së urinës, nuk diagnostikohen nga mjeku.

Madje rreth 29 për qind e grave të moshës 18-24 vjeç janë të bindura se nuk mund të kontrollojnë fshikëzën e urinës por nuk e dinë shkakun.

Për fat të keq, pothuajse një e treta e grave të anketuara kanë kaluar një vit ose më shumë duke parë që po përjetonin dobësi të fshikëzës, pa shkuar tek mjeku.

Dhe nga ato që zgjedhin të heshtin ndërsa urinojnë pa dashje, 6 në 10 ndihen të turpëruara për ta bërë këtë një bisedë me te tjerët.

Dobësimi i fshikëzës është i zakonshëm tek gratë e të gjitha moshave, jo vetëm tek brezat e vjetër dhe ato gra që kanë lindur fëmijë në mënyrë natyrale.

Për fat të keq, është akoma një tabu dhe kështu gratë nuk tentojnë ta kuptojnë plotësisht këtë problem, duke shmangur bisedat lidhur me këtë çështje. Por sa më shumë që të flasim hapur aq më mirë për ne pasi nuk do të ndihemi të vetmuara dhe nuk do të heshtim për diçka që mund të menaxhohet.

Sipas grave që përjetojnë dobësim të fshikëzës, 41 për qind e tyre ia hedhin fajin lindjes, 35 për qind besojnë se është për shkak të moshës së tyre dhe 22 për qind mendojnë se shtatzania ndikon në trupin e tyre.

Menopauza konsiderohet si një faktor kontribues për 22 për qind të tjera, ndërsa të tjerat fajësojnë kafeinën ose alkoolin e disa të tjera madje mendojnë se shkak janë pijet e gazuara.

E qeshura dhe vrapimi shkaktojnë probleme

Më shumë se një e treta e grave kanë urinuar pa dashje pas teshtitjes para të tjerëve, ndërsa një e pesta ka pasur një incident të vogël kur ngrejnë një peshë në palestër.

Gratë preferojnë të flasin për shqetësimet e parave, problemet e marrëdhënieve, shtimin e peshës dhe madje edhe mirëqenien mendore por jo mbi dobësinë e fshikëzës.

Mirëpo ndonjëherë biseda rreth një problemi mund ta bëjë atë më të thjeshtë për t’u përballuar.

Lexo edhe: Mospërmbajtja e urinës, çfarë duhet të dimë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X