Infeksionet e traktit urinar trefishojnë riskun për ishemi në 30 ditët e ardhshme

Infeksionet e traktit urinar mund të rrisin shanset tuaja për të vuajtur nga një goditje, ka paralajmërur një studim.




0 0

Shkencëtarët zbuluan se pacientët me këto lloj infeksionesh kanë tre herë më shumë gjasa të pësojnë një goditje ishemie brenda 30 ditëve.

Goditjet ishemike ndodhin kur një mpiksje gjaku bllokon rrjedhën e gjakut dhe furnizimin e oksigjenit në tru. Ky është lloji më i zakonshëm i goditjeve në tru.

Studimi nuk mundi të provojë se infeksionet në fakt nxitën goditjet në tru. Por studiuesit thonë se infeksioni rrit inflamacionin në arterie dhe mund të kontribuojë në mpiksjen e gjakut.

Disa infeksione të tjera, u zbulua, se rrisin rrezikun e goditjeve duke përfshirë infeksionet e lëkurës, barkut, fytit etj.

Studiuesit morën në studim më shumë se 190,000 pacientë me goditje në shtetin e Nju Jorkut nga viti 2006 deri në vitin 2013.

Ata krahasuan të dhënat e pacientëve për të parë nëse ata kishin pasur ndonjë infeksion në katër muajt para se ata të pësonin një goditje në tru.

Për të gjitha infeksionet, rreziku i goditjes ishte më i lartë brenda 30 ditëve nga infeksioni, zbuloi ekipi i akademikëve.

Dr. Mandip Dhamoon, autor i studimeve tha: “Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm se goditja në tru mund të shkaktohet nga infeksionet. Studimi ynë tregon se ne duhet të bëjmë më shumë për të kuptuar se pse dhe si lidhen infeksionet me shfaqjen e llojeve të ndryshme të ishemive, dhe kjo do të na ndihmojë të përcaktojmë se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar këto lloj goditje. Këto rezultate thonë se mund të ketë hapësirë për vaksinim, antibiotikë ose trajtime intensive jo vetëm për të parandaluar infeksionet, por për të parandaluar goditjet tek ata persona që konsiderohen me rrezik të lartë”.

Lexo edhe: 7 shenja që tregojnë se keni një infeksion urinar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X