Më herët unë kam pasur infeksionin maja, por tashmë e kam kaluar. A ndikon ky infeksion në të kaluarën në aftësinë time për të ngelur shtatzanë?
Një infeksion maja i mëparshëm nuk ndikon në pjellorinë tuaj, por ai ka ndikim nëse aktualisht e keni dhe ndërkohë po përpiqeni të ngelni shtatzanë.
Ka mundësi që qelizat e bardha që dërgon trupi për të luftuar infeksionin, të dëmtojnë edhe spermën e partnerit, gjë që mund të vështirësojë përpjekjet tuaja për shtatzani.
Shumica e infeksioneve maja trajtohen lehtësisht me medikamente dhe zakonisht pastrohen brenda një jave ose më pak. Por nëse infeksioni nuk largohet pasi të keni përfunduar medikamentet, duhet të shkoni te mjekuu.
Ndoshta po ngatërroni simptomat e infeskionit maja me diçka tjetër. Ka një sërë infeksionesh që kanë simptoma të ngjashme si klamidia, gonorreja dhe vaginoza bakteriale, të cilat ndikojnë në fertilitetin tuaj.
Lexo edhe: Myku vaginal dhe infeksioni maja
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu