Zemërimet e fëmijëve, a është sjellje normale dhe si duhet të reagojnë prindërit?

0 0

Pjesë e zhvillimit të fëmijëve dhe aftësive të tyre për të shprehur atë që ndiejnë janë edhe zemërimet e çastit, të cilat shpesh mund të jenë me intensitet shumë të lartë. Ata shpesh mund të bëhen të dhunshëm, mund të qajnë, mund të shtrihen përtokë e nga reagimet më të ndryshme. Çfarë fshihet pas këtyre sjelleve? Si duhet të sillen prindërit? Si mund të menaxhohet situata?

Zemërimi dhe stresi

Një sjellje e  tillë e fëmijëve, sipas psikologëve tregon shprehjen e dy emocioneve: zemërimin dhe stresin. Gjuajtja e këmbës në tokë dhe e qara tregojnë një zemërim me intensitet të ulët, ndërsa dhuna fizike një intensitet më të lartë.

Sipas ekspertëve, të gjitha zemërimet, qofshin me intensitet të ulët ose të lartë, përfundojnë me një pikëllim nga ana e fëmijës, shtrirje në tokë që në vetvete nënkupton një dorëzim dhe nevojë për mbështetjen e prindit dhe fund të konfliktualitetit.

A janë normale zemërimet e fëmijëve?

Këto sjellje kontrollohen nga një zonë në hemisferën e majtë të trurit të fëmijës dhe janë shumë normale, sipas psikologëve. Kjo lehtëson mendimet e prindërve se fëmijët po sillen në mënyrë jo të natyrshme dhe se kjo është një sjellje e gabuar.

Reagimi i prindërve

Arsyet përse fëmijët bëjnë këto sjellje, janë 3: ata kërkojnë vëmendje, kërkojnë diçka konkrete (ushqim, lodër etj) ose duan t’i shmangen diçkaje. Psikologët thonë se në dy raste e para reagimi më i mirë i prindërve është t’i injorojnë sjelljet e fëmijëve, për t’u treguar se nuk do e arrijnë atë përmes këtyre sjelljeve. Ndërsa në rastin e tretë, kur fëmija përpiqet t’i shmanget një detyre apo rregulli duhet të punoni duke ia argumentuar për ta bindur përse duhet ta bëjë.

Lexo edhe: Zemerimi te femijet, shkaterrimtar ose inkurajues






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X