Një fëmijë i zemëruar në disa raste mund të kthehet në një makth për prindin, sidomos ndërsa ai vepron në mënyrë të tillë ndërsa ndodhen në publik. Më të vështirë se vetë shoqëria, agresivitetin dhe zemërimin e fëmijës e bëjnë edhe disa mite dhe supozime krejt të palogjikshme. Idetë e gabuara në lidhje me këtë zemërim nxiten pikërisht nga fakti se askush nuk përqëndrohet tek ai zemërim, tek mënyra që duhet përdorur për ta qetësuar atë.
Ndërsa ky është një reagim shumë njerëzor, mitet që e shoqërojnë janë…
Është një çështje psikologjike
Sipas mjekut Alan Kazdin në qendrën “Parenting Yale”, zemërimi nuk i ka gjithmonë rrënjët në psikologji, por mund të ketë një lidhje me predispozitën gjenetike në lidhje me shpërthimet emocionale. Në disa momente këto predispozita kanë ngelur “të fshehura” deri në momentin që janë krijuar kushtet e duhura për t’i stimuluar.
Zemërimi është i pa parashikueshëm
Zemërimi i fëmijës nuk është një mister. Ai shpesh shkaktohet edhe nga mungesa e vëmendjes së prindit. Sipas mjekut Dauglas Field, disa gjëra si: vetja, familja, sendet dhe reputacioni na ikin nga duart nëse nuk i kushtojmë vëmendje.
Zemërimi i fëmijës kërkon veprime disiplinore
Në momentin që fëmija sillet në mënyrë të zemëruar me shumë mundësi ka pësuar një rritje të madhe të kortizolit (hormoneve të stresit), ndërsa prindi merr një rritje të adrenalinës. Kjo shkakton kryerjen e veprimeve të nxituara, dhe shpesh abuzimin me fëmijën. Nëse do të frenoni impulsin që nxitet nga nevoja për të vendosur rregull do ta keni më të lehtë të komunikoni me fëmijën në momentin që inati ka rënë.
Zemërimi çon në dhunë
Një person i zemëruar mund të përgjigjet me dhunë, por jo gjithmonë një person i dhunshëm është i zemëruar me diçka. Ju duhet ta lejoni fëmijën të mësohet t’i përgjigjet inatit që ndien, të gjejë formën e duhur për ta nxjerrë.
Fëmijët rriten dhe zemërimi zhduket
Ndonjëherë të qënit të zemëruar është thjesht një fazë, një moment dhe kur fëmija mëson të komunikojë dhe shprehë emocionet e tij në shumë mënyra kjo do të ndryshojë. Por nuk mund të mendojmë se të gjithë fëmijët do të veprojnë kështu. Prandaj biseda me prindërit është e domosdoshme, sepse ashtu siç mund të themi se bëhet fjalë për një faktor gjenetik, mund të kemi të bëjmë edhe me një simptomë të një problemi të madh. Për shembull ai zemërim mund të jetë shenjë e depresionit të fëmijës dhe kjo gjë nuk duhet injoruar.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...
Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu