Vuajti për shumë vite me infertilitetin: Jam mirënjohëse edhe për vështirësitë e mëmësisë

Aktorja e famshme prej vitesh ka vuajtur të ketë një fëmijë. Tashmë, pas shumë përpjekjesh të dështuara ka sjellë në jetë vajzën. Gëzimi është kaq i madh, saqë ajo anashkalon çdo vështirësi që sjell me vete mëmësia.




0 0

Zemrat shpërthyen në rrjetet sociale kur fansat morën lajmin e befasishëm që aktorja Gabrielle Union kishte sjellë në jetë një vajzë të vogël. Tani ajo po jeton ëndrrën e saj.

Aktorja e kishte mbajtur të fshehtë lindjen e afërt, duke zgjedhur të befasojë fansat përmes postimit të një fotoje me mbishkrimin “Ditë e bukur”.

Prania e vajzës së vogël është më e ëmbël duke pasur parasysh përpjekjet e mundimshme të aktores për të ngelur shtatzanë. “Kishte shumë dhimbje dhe shumë zhgënjim,” thotë Gabrielle, e cila pësoi shumë aborte spontane dhe trajtime të pasuksesshme të IVF për gati pesë vjet. “Ndjeja sikur zhgënjeja veten dhe bashkëshortin tim, por edhe të gjithë njerëzit që kishin shumë shpresë tek ne. U ndjeva si një humbëse dhe dështake”.

Aktorja, e cila vuan nga adenomyosis, një gjendje në të cilën rreshtimi i brendshëm i mitrës rritet në murin e mitrës, gati hoqi dorë nga ëndrrat e saj për të pasur një fëmijë. “Ndihesha sikur nuk mund ta bëja përsëri këtë”, thotë ajo. Në fund të fundit, ajo dhe Wade zgjodhën IVF dhe një grua surrogate për të mbajtur fëmijën e tyre, një vendim që ajo pranon se ishte një pengesë emocionale që bashkëshorti i saj e pati më parë. “Duke parë personin që ai do më shumë se çdo gjë vuan pasojën fizike të humbjes, ai thoshte se ka gjithmonë një mënyrë tjetër”. Tani Kavia është këtu “Ne gëzojmë çdo moment”, thotë aktorja.

Pavarësisht gjithë vështirësive që ka ardhja në jetë e një fëmije dhe mënyrën si ndryshon kategorikisht jetën e nënës, ajo tregon se është shumë mirënjohëse edhe për vështirësitë, sepse ka përjetuar shumë beteja para se të mund të kishte këtë fëmijë.

Bashkëshorti i saj po ndan me të të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat për rritjen e fëmijës dhe të dy janë me fat që e kanë vajzën në jetën e tyre.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Analizat e pjellorisë, tashmë me...

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit. Hormoni AMH Studiuesit...

Përbërësi ushqimor që dëmton shumë...

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor. Mjafton që burrat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X