Viti i ri shkollor 2018-2019

0 0

Në datën 17 shtator të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të fillojnë vitin e ri shkollor 2018-2019.  Sigurisht prindërit e fëmijët kanë filluar nga përgatitjet, ku më kryesoret janë pajisja me libra, çanta e mjetet e tjera mësimore.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ka një ndryshim për nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, të cilëve do t’u jepen tekstet shkollore në përdorim falas. Pra, nxënësit do të përfitojnë librat falas, por duhet t’i rikthejnë ata në përfundim të vitit shkollor.

Blerja e librave kryhet nga institucioni arsimor, i cili pajis secilin nxënës.

Përveç nxënësve të fillores, përfitojnë nga marrja e librave falas edhe disa kategori të tjera.

Nxënësit që janë fëmija e tretë ose më shumë në radhë në familje, fëmijët që janë pjesë e familjeve që marrin ndihmë ekonomike dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit.

Kështu ju duhet vetëm të pajisni fëmijët me çanta, fletore, lapsa, stilolapsa, lapsa me ngjyrë, gomë e të tjera mjete si këto.

Suksese!

Lexo edhe: Si te zhvilloj aftesite komunikuese te femijes perpara se te shkoje ne shkolle?

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X