Vendi me toksik ne shtepi? Mbani larg femijen tuaj nga…

0 0

Është pikërisht kutia e lodrave!
“Consumer Product Safety Commission” (komisioni i sigurise se produkteve te konsumatorit) ka nxjerrë alarmin në lidhje me disa nga lodrat e fëmijës. Sipas tyre prindërit duhet të kenë kujdes nga lodrat me përmbajtje plumbi, në të cilat përfshihen edhe lodrat që ndihmojnë fëmijën në të mësuar si edhe kutitë me komplet trenash, shumë prej të cilave janë me prejardhje nga fabrikat kineze. (Made in China).
Sipas Jerome Paulson, drejtues i “Mid-Atlantic Center for Children’s Health and Environment “ në Washington, të gjitha dyqanet dhe tregjet që orfojnë për konsumatorin produkte të tilla duhet të inpektohen dhe ndërsa kjo ndodh veprimtaria duhet të pezullohet. Sipas tij kjo është një nismë që duhet ta ndërmarin shumë shtete. Kjo eshte nje nisme te cilen duhet ta ndermare edhe Republika e Shqiperise.
Si rrezikohet fëmija juaj
Sipas Philip J. Landrigan ekspert në fushën e mjekësisë pediatrike, prindërit duhet të bëjnë kujdes pasi këto lodra mund të shkaktojnë tek fëmija konvulsione dhe dëmtime në tru si pasojë e përmbajtjes së plumit. Sipas tij edhe nëse fëmija do të ekspozohet në mënyrë të kufizuar ndaj këtyre lodrave mund të paraqesë probleme në sjellje si edhe një humbje të përqëndrimit.
Si duhet të veprojnë prindërit?
Zgjidhja nuk është të kontrollosh të gjitha lodrat që ke në shtëpi, por të bësh blerjet e duhura. Ju nuk duhet të blini lodra me ngjyra të hapura me material plastik si edhe lodra të lyera me bojë. Librat dhe lodrat me ngjyrë nartyrale janë më të sigurtat për fëmijët tuaj. Një mënyrë tjetër për të mbrojtur fëmijën tuaj është ta bëni atë të lajë mirë duart me sapun pasi ka përfunduar së luajturi si edhe para se të hajë ushqim.

Duke qënë kështu të gjithë prindërit duhet të kujdesen për të blerë lodrat e duhura, duke parë me kujdes faktorët e rrezikut të sipërpërmendur. Një nismë të tillë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta ndërmarë edhe vendi ynë. Do t’ju keshillonim gjithashtu të bënit blerje te zgjuara, më mirë pak lodra cilësore per femijën tuaj.

Lexo edhe: Ambientet dhe sendet me te pista ne kontakt me femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X