Virusi i fruthit është bërë shkak që jeta e një foshnjeje 8-muajshe të ndërpritet në mënyrë të padrejtë ditën e djeshme. Foshnja nga Puka prej disa javësh ishte dërguar në Tiranë në shërbimin e pediatrisë për t’u kuruar nga bronkopneumonia, por për fatin e tij të keq në këtë periudhë virozash, ai u prek nga virusi i fruthit dhe nuk mundi t’i mbijetonte komplikacioneve. Problemet e frymëmarrjes dhe fruthi u bënë të tepërt për t’u duruar nga një fëmijë vetëm 8 muajsh, i pavaksinuar me vaksinën tri valente që mbron të vegjlit nga fruthi, rubeola dhe shytat.
Foshnja 8 muajsh nuk kishte mbushur moshën për tu vaksinuar me vaksinën 3 valente. Kjo vaksinë injektohet në moshën 1 veçare.
Megjithatë u desh një fund fatal për një fëmijë që autoritetet shëndetësore në vend të ulin moshën e vaksinës në nga 12 në 9 muajsh.
Ndërkohë konsultoret po sensiblizojnë nënat që të vaksinojnë me MMR, vaksinë që të mbron nga fruthi, rubeola dhe shytat fëmijët që mbushin 9 muaj.
Aktualisht numri i të prekurve nga virusi i fruthit në shërbimin e pediatrisë ka mbërritur në 65 dhe të gjithë të prekurit janë të pavaksniuar. Disa prej tyre sepse nuk kanë mbushur moshën 1-vjeçare për të bërë vaksinën MMR e disa të tjerë sespe prindërit kanë refuzuar. Frika më e madhe e tyre lidhet me dyshimin se kjo vaksinë bëhet shkak për autizmin.
Mjekët shpjegojnë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në pavionin e pediatrisë e të gjithë fëmijët janë të izoluar nga njëri-tjetri. Edhe ata që vijnë e dyshohet se mund të jenë prekur nga fruthi, vendosen menjëherë në dhoma të izoluara.
Mjekët përmendin gjithashtu se ekziston një kontigjent i vogël i fëmijëve ë grupmoshës 1 vjeç e gjysmë deri në 4 që ndodhen të shtruar dhe nuk janë vaksinuar, pikërisht sepse prindërit kanë pasur frikën e autizmit. Pjesa dërrmuese e të vegjlve janë të moshave 0-1 vjeç e rrjedhimisht janë të pavaksinuar.
Mjekët shpjegojnë se simptomat e para të fruthit janë të ngjashme me gripin dhe nuk duhen neglizhuar. Fëmijët kanë temperaturë 39-40 gradë që zgjat për 3-4 ditë. Në këto raste këshillohet vizita me mjekun pediatër.
Rasti i foshnjës 8 muajshe dhe masat që kanë marrë autoritetet shëndetësore për të ulur moshën e vaksinimit duhet të shërbejnë si ndërgjegjësim për të gjithë prindërit me fëmijë të vegjël.
A do të vazhdojnë me dyshimet se i mbrojnë fëmijët nga autizmi e të shtohen rastet si i djeshmi, apo do t’i vaksinojnë për të parandaluar të tilla rreziqe?
Lexo edhe: A mund te preket nga shytat dhe fruthi nje femije i vaksinuar?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu