Varicela

0 1

Cfare eshte Varicela?
Varicela eshte nje semundje infektive ngjitese, e cila shkaktohet nga virusi Varicela zoster. Ajo shfaq ne lekure skuqje te cilat shoqerohen me kruajtje sidomos gjate nates.
Shenjat e semundjes se Variceles
Zakonisht semundja zgjat 2-3 jave.
Semundja fillon me temperature te ulet dhe simptoma ne pergjithesi jo shume shqetesuese si: dhimbje koke dhe gjendje e keqe ne pergjithesi. Gjithashtu shfaqet nje skuqje e lekures. Pas 4-5 ditesh fillojne te shfaqen ne koke, fytyre dhe gjymtyret e trupit, pucrra te vogla, te kuqe te shoqeruara nga kruajtje te medha. Me pas pucrrat fillojne te kthehen ne formen e fshikezave me uje te cilat me vone perthahen dhe pasi zene kore, ato bien.
Si transmetohet Varicela?
Varicela mund te preke nje person vetem nese ai ka qene ne kontakt me dike tashme te infektuar. Transmetimi i saj behet ne dy menyra:
– Nepermjet ajrit, kur personi tashme i prekur prej Variceles teshtin ose kollitet;
– Permes kontaktit te drejtperdrejte me lezionin e shfaqur ne lekure;
Kjo eshte nje semundje shume ngjitese, sidomos ne fazat e para te shfaqjes. Ajo mund te transmetohet tek dikush tjeter 1-2 dite para shfaqjes ne lekure si dhe deri ne renien e kores. Keshillohet qe femija i semure te qendroje “i izoluar” per te shmangur rrezikun e infektimit te personave te tjere, kjo te pakten per 5 dite pas shfaqjes se fshikezave te para.
Si kurohet Varicela?
Zakonisht nuk kurohet semundja, por me ndihmen e asistences mjekesore kerkohet te lehtesohen simptomat (temperature dhe kruarjet).
– Per temperature mund te perdoret paracetamoli
– Per kruarjet mund te perdoren antihistaminiket
Femijeve te prekur nga Varicela nuk duhet t’ju jepen salicilatet (aspirina).
Sa zgjat semundja dhe komplikacionet qe mund te shfaqen
Varicela ne pergjithesi eshte beninje dhe tek femijet zgjat rreth 7-10 dite. Ajo shfaqet me “agresive” tek adoleshentet dhe te rriturit.
Zakonisht kjo semundje nuk shoqerohet me komplikacione, por edhe nese ndodh, prek me teper femijet e porsalindur, adoleshentet, te moshuarit ose personat me imunitet te dobet (personat e prekur nga HIV, persona qe jane duke ju nenshtruar kimioterapise ose te prekur nga semundje te tjera). Ne rastet me ekstreme Varicela shoqerohet me infeksione bakteriale te lezioneve te lekures, encefalit, pneumoni, artrit ose hepatit.
Pyetjet me te zakonshme per Varicelen:
– Si duhet vepruar per te ulur nivelin e kruajtjeve te lekures?
Nese femija kruhet shume, sidomos gjate nates, ju mund te perdorni tek femija nje antihistaminik. Antihistaminiku, pervec lehtesimit te kruajtjeve do te ndihmoje ne parandalimin e infeksioneve bakteriale te cilat mund te shfaqen nese femija e kruan shume lekuren.
– Cfare mjekimi alternativ mund te perdoret per kruajtjet?
Ju mund te merrni ne farmaci nje lloj pluhuri, i cili e lehteson disi bezdisjen e shkaktuar nga kruajtjet e lekures. Ju keshillojme te keni kujdes me perdorimin e tyre tek femijet e vegjel, kjo pasi mund te shkaktohen tek ata probleme me frymemarrjen.
– Ne cfare menyre duhet te vishet femija qe eshte prekur nga Varicela?
Veshja duhet te jete e lehte, prej pambuku te bardhe dhe te rehatshem. Ju sugjerojme ta mbani femijen ne nje ambient jo shume te nxehte.
– A mund ti behet banje femijes?
Lekura e femijes duhet te jete e paster dhe e hidratuar. Keshtu qe ju mund ti beni banje, por nuk duhet qe femija te qendroje shume gjate ne uje, i cili duhet te jete i vaket. Gjate banjes mund te lahen edhe floket.
– A e demton dielli lekuren e femijes se prekur nga Varicela?
Femija nuk duhet te ekspozohet ne diell ne asnje menyre, te pakten deri ne momentin e shfaqjes se koreve. Edhe pasi korja ka rene, duhet te tregoni kujdes pasi tek vendi ku ajo ka rene eshte ende me lezione. Nese femija del ne ambient te hapur duhet te jete lyer me krem mbrojtes kunder diellit si dhe te kete veshur nje bluze te holle me menge te gjata si dhe te kete vendosur kapele.
– Cfare duhet te bejme nese ne shtepi kemi edhe nje femije te porsalindur?
Nese femija i porsalindur ushqehet me gji nga nje nene e cila e ka kaluar semundjen e Variceles, ai eshte imun ndaj semundjes gjate muajve te pare te jetes. Imuniteti zhduket pas muajit 5/6 te jetes. Keshilla jone eshte te tregoheni te kujdesshem, sidomos nese ne kopshetin ose cerdhen ku shkon femija me i rritur eshte shfaqur virusi Varicela zoster. Gjithashtu ju duhet ta mbani larg femijen e vogel prej te madhit. Edhe nese femija i porsalindur preket prej virusit, nuk duhet te alarmoheni, por duhet ti drejtoheni mjekut pediater per t’ju udhezuar se cfare duhet te beni per ta kaluar situaten sa me lehte.
– Cfare ushqimesh duhet te konsumoje femija?
Nuk ka ndonje diete te vecante ushqimore qe rekomandohet ne keto raste. Varicela jep mungese oreksi tek femija, por pavaresisht kesaj ju nuk duhet ta detyroni ate te haje. Mundohuni te evitoni ushqimet qe kane aciditet si psh: domatja, portokalli etj, pasi konsumimi i tyre mund te shfaqe fshikeza edhe ne goje. Keshillohen ushqimet e fresketa si psh: kosi, mocarela etj.
Dhe me e rendesishmja eshte: i jepni femijes te pije sa me shume lengje, sidomos uje.
– A eshte femija i vaksinuar imun per gjithe jeten ndaj Variceles?
Po, vaksina i jep femijes imunitet per gjithe jeten.

Lexoni edhe: Shenjat nga semundja e lise si te veproni per te parandaluar krijimin e tyre?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X