Varicela tek femijet

0 0

Virusi variçela zoster shkakton sëmundjen e variçelës (lija e ujit ose e quajtur ndryshe lija e qenit). Kjo është një sëmundje shumë e shpeshtë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare.

Simptomat janë:

  • Disa puçrra të kuqe të vogla dhe që shkaktojnë kruajtje. Ato ngjasojnë me disa fshikëza dhe mund të shfaqen në të gjithë trupin. Këto pika do të kthehen në fshikëza brenda 12-24 orëve, dhe më pas në kore (pas një jave).
  • Shoqërohet me simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë, dhimbje abdominale, dhimbje fyti, dhimbje koke, gjendje e përgjithshme jo e mirë). Temperatura qëndron midis 37.7-38.8 gradëve, por mund të rritet edhe më shumë.

Duke qënë se është një sëmundje shumë ngjitëse, fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të pushojë derisa simptomat të jenë zhdukur plotësisht.

Si mund ta parandalojmë?

Mënyra më e  mirë për ta parandaluar variçelën është vaksinimi. Në momentin që ajo prek një person e bën atë imun për gjithë jetën, dmth kalohet vetëm njëherë në jetë, por virusi i kësaj sëmundje mund të ngelet në mënyrë të heshtur brenda trupit dhe të shkaktojë acarime të ndryshme të lëkurës në një moment tjetër gjatë jetës. Ky acarim do të quhet “herpes zoster”. Vaksinimi do të ulë ndjeshëm mundësinë e shfaqjes edhe pse nuk mund të flasim për një mbrojtje 100% të sigurt.

Si merret kjo lija e ujit?

Shkaktohet nga virusi përkatës i cili transmetohet me shumë lehtësi nga një pacient i prekur nëpërmjet pikave të vogla të pështymës që dalin gjatë të folurit, kollitjes, të qeshurave. Mund të merret edhe nëpërmjet lëngjeve që ndodhen brenda fshikëzave, i cili mund të gjendet në:

  • Sipërfaqet e kontaminuara;
  • Objektet e kontaminuara (për shembull lodrat);
  • Merret nëpërmjet kontaktit direkt me personin që ka fshikëzat në lëkurë;
  • Kontakti direkt fytyrë me fytyrë.

Komplikacionet

Si çdo sëmundje edhe lija mund të shkaktojë komplikacione si:

  • Infeksione bakteriale në lëkurë;
  • Infeksione në mushkëri (polmonit);
  • Infeksione ne tru (encefalit).

Regjistrohu edhe ti ne portalin pernenat.al 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X