Vajzës i shpërthen pelena në park, ja si pastron nëna jashtëqitjen/ FOTO

0 0

Siç e di çdo nënë ose baba, prindërimi mund të jetë i sikletshëm dhe ndonjëherë s’ju mbetet gjë tjetër veç të përvishni mëngët dhe të bëheni pis. Historia për të qeshur e një nëne që përpiqet të pastrojë shpërthimin e pelenave të vogëlushes së saj nga rrëshqitja në një kënd lojërash është shembull i qartë se nënat janë heroinat e jetës së përditshme.

Brittany Nicole Berry nxori fëmijët në kënd lojërash fundjavën e kaluar dhe shikonte vajzën e saj Sadie teksa argëtohej në rrëshqitëse. Pastaj ajo vuri re se pantallonat e vogëlushes së saj ishin të lagura dhe fillimisht supozoi se pelena e saj kishte rrjedhur por më pas zbuloi se në të vërtetë ishte shumë më keq.

Në të vërtetë, jo vetëm pelenat kishin pikuar, por kishin shpërthyer dhe dukej në rrëshqitëse jashtëqitja e vajzës së saj.

Meqenëse nuk ishte askush tjetër në sheshin e lojërave në atë kohë, Berry hoqi Sadien nga rrëshqitësja, duke u përpjekur ta pastronte nga jashtqitja që ishte tashmë mbi shpinë, këmbë dhe madje edhe në flokët e saj.

Berry rrëmbeu çantën e saj për të pastruar rrëmujën, por u befasua kur pa se kishte vetëm katër peceta të pastra.

Ndërsa ajo gërmonte në mënyrë të dëshpëruar në çantë vajza shkoi sërisht te rrëshqitësja, duke e bërë edhe më pis. 

Si një njeri i përgjegjshëm, nëna nuk mund ta linte ashtu. 

Por, vajzat e saj ishin delikate ndaj mikrobeve dhe rrezikonin të merrnin ndonjë të tillë nëse qëndronin aty, prandaj nëna i çoi në shtëpi dhe u kthye për të pastruar lodrat.

Problemi ishte që nuk ia arrinte çdo pjese të rrëshqitëses. Dhe e dini çfarë bëri?

Rrëshqiti vetë si fëmijët me letra në duar duke e pastruar teksa zbriste.

Lexo edhe: Ja cilat jane pyetjet me te sikletshme qe mund t’ju beje femija juaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X